• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bushati: Shkodra i tha “JO” personazheve të filmave me mafiozë

by A R
28/06/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Ditmir Bushati me anë të një statusi në Facebook falënderon të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës dhe vlerëson mbi të gjitha të zgjedhurit e PS-së që do të përfaqësojnë shkodranët në Parlament.

Ndonëse pranon që loja e numrave nuk është gjitnjë e drejtë, ministri i Jashtëm shton se rëndësi ka që Shkodra do përfaqësohet nga burra e gra noramlë, që vënë interesin e qytetit, para të tyreve. Ai thotë se Shkodra me zgjedhjen që ka bërë shkëputet përfundimisht nga personazhet si ato në filmat me mafiozë.

STATUSI I PLOTE

Sllogani i kësaj fushate ishte “Shqipëria që duam”! Shkodra si “principatë” rebele dhe kreative, ja kishte qejfi ta thoshte “i fije” n’gegnisht “Shkodra që dum”.
Sot, Shkodrën që dum e kemi të përfaqësuar në Kuvend nga lista e Partisë Socialiste. Nga lista e shkodranëve të punës si Luani. E shkodraneve luftarake si Senida, e malësorëve të palodhur si Paulini. E njerëzve që nuk kërkonin vota, por kërkonin mbështetje. E njerëzve që nuk kërkonin pushtet, por akses që të sillnin më shumë projekte e investime për Shkodrën.
E kam thënë thuajse në çdo takim gjatë fushatës zgjedhore që armiku i Shkodrës është varfëria, padrejtësia, pabarazia sikundër politika e ndasive që e ka mbajtur Shkodrën në kthetrat e së shkuarës.
Ne, shkodranët kemi vullnet të hekurt! E ndërtojmë dhe e rindërtojmë “Rozafën” sa herë të jetë e nevojshme, dhe këtë duhet e do ta bëjmë sa të kemi fuqi!
Për Shkodrën që reflektonte në sytë e mijëra vajzave dhe djemve, që na ndoqën kudo të mërzitur nga keqpërfaqësimi i deritanishëm e të neveritur nga lloj lloj personazhesh që më shumë kanë lidhje me filmat me mafioze që administrojnë interesa kriminale se sa me Shkodrën që dum, duhet ta ngrejmë “Rozafën”.
Për Shkodrën e qindra dhe mijëra shkodranëve të lodhur nga hallet, por të pa mposhtur nga pazari i votës, duhet ta ngrejmë “Rozafën”. Duhet ta nxjerrim nga harta e varfërisë për ta rifutur në rrugën e zhvillimit. Është një luftë që nuk fitohet veç me një betejë.
Rozafa sot është simbol i shpresës, optimizmit, dinjitetit, mirëqenies. Rozafa sot jemi të gjithë ne me sytë nga Shkodra që dum.
Faleminderit Senidë, Paulin, Luan, Teuta, Vilson, Myzafer, Bledianë, Pjetër. Faleminderit posaçërisht Paulin Lulit, i cili solli një rezultat spektakolar nga Puka dhe Fushë Arrëzi dhe që e meritonte plotësisht mandatin për fushatën me zemër e plot dinjitet. Por loja e numrave shpesh është e padrejtë!
Sot pas shumë vitesh keqpërfaqësimi, keqkuptimi e keqadministrimi me Shkodrën, kemi nje ekip grash e burrash normal që jetojne me dhe për Shkodrën, e jo me pushtetin e radhës për shkak të frikës që kanë nga drejtësia, të gatshëm për ta përdorur mandatin e fituar në funksion të zhvillimit të Shkodrës.
Sepse Shkodra, qendra simbol e civilizimit të Shqipërisë, meriton të njëjtin zhvillim si Tirana, Durrësi, Vlora e Korça. Sepse Shqipëria ka nevojë për një zhvillim harmonik e të qëndrueshëm nga Veriu në Jug!
Faleminderit Shkodër :)!

/BW/b.d

Next Post
Tronditet Pogradeci, gjendet i vdekur në rrugë 37-vjeçari

Tronditet Berati, 53-vjeçari vret veten me armë pas ndarjes nga gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In