• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Serbia, retorikë të shekullit XIX për Kosovën. Lugina e Preshevës, e diskriminuar

by Java News
03/10/2018 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën “Serbët dhe shqiptarët, në cilin drejtim?”, ministri i jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik.

‘Duhen thënë disa të vërteta në sy‘, tha ministri, ndërsa shtoi se kjo të lë një shije të hidhur diskriminuese ndaj shqiptarëve të Preshevës

“Shqipëri-Serbi, pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë nga Serbia, sidomos në planin ekonomik, duke lënë një shije të hidhur diskriminuese. Duhen thënë disa të vërteta në sy, dhe Lugina e Preshevës është rasti i këtij realiteti të hidhur. Është lënë në harresë edhe njohja e diplomave. Ne mirëpresim çdo vendim pozitiv për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mungon edhe implementimi për mësimin në gjuhën shqipe”, deklaroi Bushati

Kryediplomati shqiptar deklaroi se Shqipëria, që pas rënies së komunizmit e ka qartësuar rrugën e saj drejt BE, por Serbia nuk e ka kristalizuar ende qëndrimin e saj në marrëdhënien me NATO-n

“Ka një tendencë dhe vullnet për të kaluar këto steriotipe. Ka dallueshmëri të qartë. Që pas rënies së komunizmit asnjë qeveri në Shqipëri nuk ka e ka dyshuar vokacionin për integrimin në BE. Serbia nuk e ka të kristalizuar marrëdhënien me NATO-n. Duhet ti kujtojmë Serbisë që në rrugën e procesin evropian vendet kanë disa detyra, në raport më politikën e jashtme dhe të sigurisë. ”, deklaroi Bushati

Deklaratat e Daçiç për Kosovën, nuk e ndihmojnë pajtimin mes dy vendeve, shtoi Bushati.

Bushati deklaroi se, Serbia në lidhje me Kosovën ka një “retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, tha ministri i Jashtëm

“Ne nuk jetojmë më në kohet e arta kur besohej tek multilarizmi, kemi shembullin e Maqedonisë. Duhet të jemi më solidare“, deklaroi Bushati

Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati tha: “Dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”.

Javanews/a.ç

Next Post
Deputetja e LDK: Mund të rihapet çështja e statusit të Kosovës

Deputetja e LDK: Mund të rihapet çështja e statusit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In