• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: “Projekt-rezoluta e PE qartëson se zbatimi i vettingut, thelbësor për hapjen e negociatave”

by Java News
01/02/2017 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshendetur miratimin e  projekt-rezolutës për Shqipërinë nga Komiteti i Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Bushati, duke komentuar paraqitjen e raportit ka nenvizuar se raporti konfirmon reformat e ndërmarra nga qeveria. Ai në një postim në facebook, ka bërë të ditur se nga rezoluta i miratuar thuhet qartë se të arriturat  në drejtësi e veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut është thelbësor për hapjen e negociatave  për anëtarësim në BE.

“Përcolla me kënaqësi mbështetjen e gjerë që mori projekt-rezoluta për vendin tonë, në Komitetin e Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian. Dëshiroj të vlerësoj kontributin e raporterit Knut Flenckenstein në paraqitjen e një raporti të balancuar dhe inkurajues, që konfirmon arritjet në reformat e ndërmarra nga qeveria, të evidentuara më parë edhe nga Komisioni Europian dhe Vendet Anëtare të BE-së dhe nxit progresin e tyre të mëtejshëm”, thekson shefi i diplomacise shqiptare.

Sipas tij, ajo që thuhet qartësisht në projekt-rezolutë, është çka kemi përsëritur vijimësisht pas marrjes së dritës së rekomandimit nga Komisioni për hapjen e negociatave: progresi në reformën në drejtësi, veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit.

Me 62 vota pro, 6 vota kundër dhe 4 abstenime, Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi të martën pasdite Draft-rezolutën për Shqipërinë. Në dokument vlerësohet progresi i vazhdueshëm mbi reformat që lidhen me BE-në, në veçanti për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën reformës së thellë e tërësore në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, “Shqipëria nevojitet të zbatojë në mënyrë të besueshme reformat që lidhen me BE-në dhe të sigurojë që zgjedhjet parlamentare të qershorit të jenë të lira e të ndershme, nëse duhet të nisë negociatat e anëtarësimit në BE”, thuhet në rezolutë.

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

PAS SHTRENGATES/ Rama- Meta takim 'kokë më kokë' në Kryesinë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In