• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati pret homologun Cerar: Sllovenia, rol lobues në rrugën e Shqipërisë drejt BE!

by Java News
27/11/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti në takim  Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar, në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore, tradicionalisht shumë të mira dhe me ecuri pozitive ndër vite mes vendeve. Ministri Bushati vlerësoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë për hapjen e negociatave me BE, në muajin qershor 2019, mbështetje e cila vjen si rezultat i leximit të rezultateve konkrete në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Po  ashtu, Ministri Bushati nënvizoi se një rol proaktiv dhe lobues i Sllovenisë, ashtu siç ka qenë për marrjen e statusit të vendit kandidat, do të ishte më se i mirëpritur edhe për hapjen e negociatave në qershor 2019. Ministri Bushati falënderoi homologun slloven për mbështetjen e Shqipërisë për Kryesinë e OSBE-së për vitin 2020 dhe u shpreh optimist për rakordimin e veprimeve të përbashkëta për sigurimin e vendit të anëtarit të përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë të OKB për periudhën, 2022-2023.

Gjatë bisedimeve konstruktive dhe miqësore u theksua se rajoni i Ballkanit Perëndimor, duhet të ketë një të ardhme të qartë në Bashkimin Evropian dhe po aq i rëndësishëm mbetet edhe integrimi dhe bashkëpunimi midis vetë këtyre vendeve. Po ashtu, bashkëbiseduesit vunë në dukje rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në drejtim të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedës, u nënvizua nevoja për një rritje cilësore dhe impulse të reja në thellimin e bashkëpunimit ekonomik për ta ngritur këtë në nivelin e bashkëpunimit politik. Në këtë kuadër, dy ministrat përshëndetën Forumin e Biznesit shqiptaro-slloven, duke vlerësuar interesin e dyanshëm dhe potencialin real të pashfrytëzur deri tani duke theksuar se bashkëpunimi ekonomik, do të jetë një prioritet për dy ministritë e Jashtme dhe diplomacinë ekonomike.

Ministri Bushati theksoi se Forumi i biznesit është dëshmia e fundit e angazhimit të përbashkët si dhe një konfirmim i potencialit real për ritjen e shkëmbimeve tregtare, fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe nxitjen e investimeve. Në këtë kontekst, në Forumin e Biznesit Shqipëri-Slloveni, u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit në fushën  e turizmit, energjisë, mjedisit, agro-përpunimit, farmaceutikës, infrastrukturës, etj.

ma.me

Next Post
Telefonoi policinë mijëra herë, burri përfundon në burg

Strasburgu gjobit Greqinë, policët grekë dhunuan të burgosurit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com