• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Përballë një Rame shumë të pushtetshëm, beteja nuk është vetëm largimi i Bashës por edhe rithemelimi i PD-së

by
30/04/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ish-anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati në një intervistë për Report Tv tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm.

Bushati tha po ashtu se në fund të qershorit kreut të PD-së i mbaron mandati, dhe shtoi se do të ketë zgjedhje brenda PD-së, por e rëndësishme është sesa demokratik do të jetë ky proces. Më tej Bushati tha se PD nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës, duke u shprehur se ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet, nëse i refereohmei Berishës, por edhe kryetari ‘de jure’, të tërhiqen dhe ti hapet rruga zgjedhjes së një lideri të ri.

‘Beteja nuk është këtë radhë për të larguar Bashën është një moment, një kusht një hap i parë, për një betejë më të madhe, është për të rithemeluar për t’i dhënë vendit opozitë përballë një Rame shumë të pushtetshëm. Kjo bëhet pas krijimit të një bashkimi të madh. Jemi si në vitin 90. Unë e quaj z. Rama fitues. Prisja që të ndëshkohej në këto zgjedhje, pasi vazhdojmë të jemi vendi më i varfër në Europë, dhe vazhdon të qeverisë pa asnjë lloj kontrolli. Ky lloj pushteti kërkon një opozitë të ftohtë.

Askush brenda strukturave, nuk po flet. Nishani nuk është thjeshtë vetëm një kontribuues kryesor në PD, por është dhe kryetar i Këshillit, Kombëtar që është organi më i lartë vendimarrës në PD. Sot nuk flasin njerëzit, por do të shtyjmë ato demokratë, që të shpëtojmë shtëpinë e lirisë.

Të gjithë janë të zhgënjyer, nuk bëhet fjalë vetëm për demokratët. Thelbi i diskutimit është ndryshimi i kësaj situate në Shqipëri. Nuk mjafton vetëm largimi i Bashës, për shkak edhe të një mbarimi të mandatit, mbase fundi i muajit qershor do të ketë zgjedhje për kryetar brenda PD. Çështja shtrohet a do të ketë thjesht një proces demokratik, apo do te këtë një reflektim të thellë përtej kësaj.

Z. Basha është i emëruar nga Berisha në 2013 dhe është zgjedhur nga një proces jotransparent në 2017. Edhe sikur z. Berisha të jetë kryetari De Facto tani jemi në një moment tjetër, në 2021. PD nuk duhet të ngelë peng i një të shkuar sado e lavdishme të jetë ajo. Sali Berisha nuk është person i progresit, por i regresit. Për mua ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet edhe kryetari de jure të hape rrugën që të zgjidhet një lider i ri.’- tha Bushati./ b.h

Next Post
Fitoi mandatin e deputetit, Koka: Tramvaja e shpifjeve e mori përgjigjen në Durrës

Fitoi mandatin e deputetit, Koka: Tramvaja e shpifjeve e mori përgjigjen në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com