• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: PD të mos bjerë pre e skenarëve që duan destabilitet

by A R
21/03/2019 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga dhuna dhe të mos vihet në lojë si kukull ruse, siç po bën duke e kthyer Shqipërinë në lajm, kur nuk është lajm”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, gjatë diskutimit të një marrëveshje me KfW dhe qeverinë gjermane, me ndikim në reformën e sektorit energjitik.

Fillimisht, Bushati vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane ndaj vendit tonë e cila në këto vite ka akorduar mbi 1 miliard euro financime, qindra milionë prej tyre në sektorin e energjisë.  Sektori energjetik, tha Bushati, nga një barrë në qafën e shoqërisë shqiptare po kthehet në kapital zhvillimi dhe burim të ardhurash dhe po zhvillon ekonominë shqiptare.

Në fjalën e tij, Bushati u ndal te 70-vjetori i NATO-s, ku theksoi se shqiptarët janë mbështetës kryesor të Aleancës në një kohë kur kërcënimet nuk janë gjithmonë ushtarake, por janë edhe hibride.

“Këtë po e shohim edhe sot në Ballkan. Në vendet që kanë ecur më mirë nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik në Ballkan, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po ndodh i njëjti skenar për të destabilizuar demokracinë. Nëse mendojmë se duhet të ketë vetëm përballje ushtarake kjo është e gabuar”, tha Bushati.

Në këtë klimë, Bushati nënvizoi rolin e parlamentit si mbikëqyrës i demokracisë dhe si tempulli për të kontrolluar dhe për të luajtur vlerat kryesore në demokraci liberale.

“Kërcënimet mund të vijnë nga ata që nuk janë partnerët tanë strategjikë”, tha Bushati, duke i bërë thirrje PD-së, si një nga partitë kryesore në Shqipëri që ta kuptojë dhe të mos bjerë pre e këtyre skenarëve.

“Unë nuk po them se Lulzim Basha është agjent rus, por po bie pre e skenarëve që nuk janë të NATO-s dhe destabilizojnë Shqipërinë në forma të tilla. Ky është momenti që forcat progresive në PD të ndahen nga kjo sjellje që destabilizon në mënyrë të pandërgjegjshme dhe të pamenduar Shqipërinë, që është vend i NATO-s”, tha Bushati.

Bushati theksoi se të gjithë partnerët tanë i bëjnë thirrje lidershipit të marrë peng të PD-së që të dëgjojë partnerët strategjikë. “Nëse Basha nuk dëgjon SHBA-në, Gjermaninë, BE-në, OSBE/ODIHR-in kë dëgjon Basha që përpiqet të destabilizojë një demokraci dhe vend në NATO? Kush nga ambasadat në Shqipëri i ka folur në vesh dhe i kërkon të luajë një skenar që nuk është i NATO-s? Të gjitha dokumentet që janë sot flasin se mund të ketë një keqpërdorim apo manipulim të Bashës”, tha Bushati.

Bushati theksoi momentin e rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi në procesin e hapjes së negociatave, ndërsa shtoi se Shqipëria në këto momente është më e vëzhguar se kurrë më parë. “Në Shqipëri dalin 200 petrita të Bashës dhe djegin 2 goma, që janë 2 gomat më të shtrenjta që do paguaj historia e Shqipërisë, pasi përcjellin një imazh që nuk duhet të ishte imazhi i Shqipërisë në Europë. Ne jemi më të vëzhguarit në këtë pikë sepse mund të jemi pjesë e skenarëve dhe një lufte hibride, ndaj politikanët shqiptarë duhet ta kuptojnë këtë”, tha Bushati.

Sipas tij, “jo gjithmonë çdo përplasje që ne kemi për të mbrojtur vendin tonë do të vijë nga sulme të jashtme ushtarake”. “Ajo që po ndodh në botë nga përplasje hibride nuk duhet të ndodh në Shqipëri dhe nuk mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve. Ata që i kanë hyrë kësaj rruge të mos bien pre e skenarëve që nuk janë as europiane, as amerikanë as të NATO-s dhe nuk kanë të bëjnë fare me interesat e shqiptarëve”, tha Bushati.

/a.rada

Next Post
Britania nuk gjen qetësi, laburistët kërkojnë një referendum tjetër për Brexit-in

Londra humbet 57 miliardë euro me Brexit pa marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In