• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati-Pacolli takim me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Nju Jork

by A R
23/09/2017 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Ditmir Bushati,  i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Nju Jork.

Në këtë takim mori pjesë edhe Zv. Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Ministri Bushati shprehu vlerësimin e tij maksimal për bashkatdhetarët tanë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për kontributin e tyre ndaj atdheut por edhe nivelin e lartë të integrimit në shoqërinë amerikane, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë në thellimin e bashkëpunimit me diasporën, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre.

Ai vuri në dukje nismat e Qeverisë shqiptare për jetësimin e një marrëdhënie të re me shqiptarët jashtë atdheut, angazhimin e tyre në zhvillimet e vendit, si dhe të Ministrisë që ai drejton në veçanti.

Këtu mund të theksohet zhvillimi i suksesshëm i Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë më 18-20 nëntor 2016, ku një numër shumë i madh i shqiptarëve nga SHBA-të morën pjesë aktivisht në punimet e Samitit, si dhe lançimi i suksesshëm i shërbimeve konsullore online, të cilat ofrojnë shërbime më të shpejta, të lira dhe transparente për të gjithë shqiptarët.

Ai gjithashtu vuri në dukjen angazhimin për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe mundësimin e tyre për të votuar nga kudo ku jetojnë që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021.

Në këtë kuadër, ai vuri në dukje dhe ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Diasporën në qeverinë e re, e cila do të mbartë peshën e madhe të përgjegjësisë për ri-vitalizimin e marrëdhënieve me diasporën dhe angazhimin e saj aktiv në zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.​/a.m.

Next Post
FOTOT/ Demi Rose nuk i mban dot me duar gjokset…

FOTOT/ Demi Rose nuk i mban dot me duar gjokset...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com