• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Opozita ka penguar ecurinë e Reformës në Drejtësi

by Java News
27/03/2019 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në Drejtësi pritet që të transformojë tërësisht pallatin e drejtësisë, por sipas deputetit socialist Ervin Bushati, partitë opozitare kanë penguar ecurinë e këtij procesi për miratimin e ligjeve dhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.

Gjatë një interviste televizive Bushati theksoi se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një histori suksesi, duke shtuar se mazhoranca ka treguar vullnet për ta çuar përpara këtë reformë.

“Ne kemi adresuar Reformën në Drejtësi për të riformatuar tërësisht sistemin e drejtësisë. Kjo nuk është një arkitekturë vetëm e jona, patjetër që jemi ndihmuar edhe nga partnerët tanë. Ndryshimet Kushtetuese tregojnë vullnetin tonë. Jemi i vetmi vend në botë që kemi brenda në Kushtetutë një trupë monitorimi, për të na treguar se si bëhet drejtësia. Jemi penguar në çdo hap për të miratuar ligjet e tjera nga ana e opozitës dhe këtë duhet ta pranojmë. Shumë shpejt institucionet do të ngrihen. SPAK, KLP dhe KLGj shumë shpejt do të fillojnë punë, dhe kryefjala e parë që e thonë edhe ndërkombëtarët është Reforma në Gjyqësor. Reforma në Drejtësi është një histori suksesi”, – u shpreh Bushati.

Deputeti socialist u ndal edhe te protesta e opozitës, e cila sipas tij po dramatizohet në një mënyrë artificiale nga ana e saj.

“Po të marrim parasysh datën e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet pasdite, çfarë do të thotë kjo, që po presin natën që të ndodhë diçka dramatike? Në mendimin tim opozita po kërkon dramatizimin e situatës në mënyrë artificiale, prandaj protestat po zhvillohen pasditeve. Koha nuk punon për PD-në. Momentin e liderit, zoti Basha e kishte kur dorëzoi mandatin, kur hipi në një podium të improvizuar. Për të rikapur një nivel tjetër energjie apo emotiviteti të opozitarizmit, do të kërkojnë që të bëjnë diçka më dramatike dhe dramatiken nuk dua që ta vuajë shoqëria shqiptare. PD ka zgjedhur njeriun e gabuar, nuk arrin dot në pushtet, ne nuk ja ndërrojmë dot kapitenin”, – theksoi Bushati.

/a.rada

Next Post
Hajdari vijon replikat me Cakajn: Me 77 ditë pune gjete 20 të paaftë…

Hajdari vijon replikat me Cakajn: Me 77 ditë pune gjete 20 të paaftë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In