• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bushati ngushëllime familjes së shqiptarit, që humbi jetën nga tërmeti

by A R
24/08/2016 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, publikon një informacion të përditësuar mbi gjendjen e shtetasve shqiptarë në zonën e tërmetit në Itali.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebok, ministri i Jashtëm Bushati shprehet: “Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga ambasadorja dhe stafi i ambasadës që ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, jemi informuar me trishtim të thellë, se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën. Gjithashtu, jemi bërë me dije se numri total i shtetasve shqiptarë të plagosur arrin në shtatë vetë”.

Në vijim Bushati bën prezent situatën, ku pohon se “Nga kontaktet që ambasada jonë në Romë po mban në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës, bëhet e ditur se në spitalin Gemelli të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtetasit shqiptarë të mëposhtëm: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj. Në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet, Xh.T. Ndërsa, në spitalin e l’Aquilas ndodhet në një gjendje më të rëndë shtetasja shqiptare me inicialet, E.T”

Po ashtu, Bushati shprehet se “Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës dhe uron në shërimin e shpejtë të të plagosurve. Sa më sipër, ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, vazhdon të jetë e angazhuar duke ndjekur hapë pas hapi në terren, si dhe në koordinim të plotë me autoritetet italiane dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë të plagosur. MPJ do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situates”. /r.a

Next Post
Hoxhaj: Kosova qëndron përkrah Shqipërisë

Hoxhaj: Kosova qëndron përkrah Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…

July 8, 2026
Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In