• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Negociatat të çelen para zgjedhjeve për PE, mund të shtohen ekstremistët

by Java News
19/06/2018 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati lë të kuptohet se situata e brendshme e Bashkimit Evropian mund të sjellë një vendimarrje të ngjashme për Shqiperinë dhe Maqedoninë si në rastin e Malit të Zi dhe Serbisë, përsa i përket nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, të gazetarit Mustafa Nano në ABC News, kreu i diplomacisë Shqiptare ka folur për procesin e integrimit evropian, situatën brenda BE-së, qëndrimin e shteteve anëtare dhe pritshmëritë e Shqiperisë dhe Maqedonisë.

Për ministrin Bushati është shumë e rëndësishme që “ procedura e aderimit të fillojë me këtë komision dhe me këto institucione, pavarësisht në rast se do të fillojë në qershor, në vjeshtë, në dhjetor apo në një moment..”, pasi në maj të 2019, do të shkohet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe do të rinovohen të gjitha institucionet.

“Ne mund të jemi përballë një rreziku evident, në rast se forcat ekstremiste do të triumfojnë në zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian. Ne mund të kemi një panoramë politike edhe më të vështirë se kjo e sotmja dhe askush nuk do të ishte në gjendje në një rrethanë të tillë të parashikonte cili do të ishte konfiguracioni i ri i Komisionit Evropian. Kjo do të kishte pasoja të pariparueshme sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, për vendet e fqinjësisë që konsiderohet në kufi me Bashkimin Evropian të sotshëm, po mbi të gjitha do të kishte një pasojë të madhe dhe për vetë vendet anëtare të BE”, nënvizoi ai.

Ministri Bushati theksoi se egziston mundësia që vendet anëtare nën shembullin e Malit të Zi dhe Serbisë, të marrin vendimin për të nisur procesin e “screening”, për Shqiperinë dhe Maqedoninë çka do të thotë skanimin e të gjithë legjislacionit kombëtar krahasuar me atë evropian përpara se të fillojë hapja zyrtare e bisedimeve me atë që quhet konferenca ndërqeveritare.

“Nuk është se më datën 29 ne do të ulemi automatikisht në tryezën e bisedimeve me BE. Do të ketë një proces ku BE do i kërkojë komisionit Evropian të përgatisë mandatin e negociatave, cilat janë pritshmëritë që duhet të kenë vendet anëtare nga Shqipëria, bazuar në rrethanat specifike që ka Shqipëria, një proces normal që është bërë dhe në vendet e tjera, duhet të fillojë puna për screening, normalisht fillon me kapitujt më të rëndësishëm që janë kapitujt që kanë të bëjnë me drejtësinë, lirinë me sigurinë, të drejtat e njeriut, ku ekspertët evropianë do të ulen përballë ekspertëve shqiptarë, do të bëjnë një shpjegim në radhë të parë të legjislacionit, filozofisë, si funksionojnë institucionet e BE, detyrimet dhe angazhimet që duhet të ndërmarrë Shqipëria në këtë proces. Më pas do të bëhet leximi i legjislacionit shqiptar dhe ballafaqimi i standardeve në këtë drejtim dhe në varësi dhe të këtij procesi do të fillojë dhe më pas procesi i bisedimeve për anëtarësim që zyrtarizohet me konferencën ndërqeveritare që është niveli më i lartë i bisedimeve ndërmjet BE-së dhe në rastin në fjalë, Shqipërisë”, nënvizoi ministri Bushati.

Referuar debatit të brendshëm mbi të ardhmen e unionit, Bushati tha se ndan mendimin mbi nevojën e një reformë të thellë ku procesi i zgjerimit mund të shpëtojë vetëm nëse Evropa do të shkojë drejt një modeli të rrathëve koncentrikë dhe të ofrojë incentiva shoqërive që janë në këtë proces transformimi. Në të kundërt, vijoi ai,- është shumë e vështirë që ky ritëm të mbajë të motivuar gjeneratën tjetër apo të prodhojë mbështetje popullore.

a.ç

Next Post
Plani për shembjen e Teatrit dhe si do realizohet

Maks Velo: Teatri nuk duhet shembur, Rama dhe Veliaj të tërhiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In