• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati në takimin ministerial të BE-së: Reforma në Drejtësi, nxit rritjen ekonomike dhe sigurinë

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, Gymnich, i cili u zhvillua në Bratislavë. Në këtë takim ishin të ftuar edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate. 
Ndër temat e tjera të diskutimit ishin Turqia, kriza në Ukrainë dhe Strategjia Globale e BE-së, bisedimet me vendet kandidate, si dhe lufta kundër terrorizmit e radikalizmit.Ministri Bushati shprehu mbështetjen e vendit tonë në adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot BE-ja dhe rajoni ynë. Ai solli në vëmendje disa aspekte të rëndësishme të hapave që ka ndërmarrë vendi ynë në kuadrin e luftës ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe nevojën për ndërveprim të përforcuar me BE-në në këto nisma. Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e krijimit të një Qendre Rajonale në Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga i gjithë rajoni dhe mbështetjen e BE-së. Ai vuri theksin mbi nevojën e një pranie më të madhe të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përforcuar mbështetjen politike dhe ekonomike për perspektivën evropiane të rajonit.
Ministri Bushati vlerësoi qasjen pragmatiste të Strategjisë Globale të BE-së që evidenton rolin e rëndesishëm të Ballkanit Perëndimor në sfidat me të cilat përballet sot mjedisi i sigurisë.

“Në këto kohë të trazuara është e rëndësishme që suksesi ynë i përbashkët të mos merret si i mirëqenë. Proceset e ngrira ose të papërfunduara demokratike në rajonin tonë mund të bëjnë që shumë shpejt vendet tona të mund të shfaqin simptomat e destabilizimit dhe përçarjes të cilat në fakt provokohen diku tjetër”, theksoi Ministri Bushati

Duke u ndalur në impaktin e Reformës në Drejtësi, Ministri Bushati u shpreh se: “Rritja ekonomike dhe siguria nuk mund të arrihen pa drejtësi. Shqipëria ka miratuar një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që shpresojmë se do të shënojë një hap të ri përpara në procesin tonë të pranimit në BE, dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera aspirante”.
“Cilësia e zbatimit të reformës në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm brenda vendit për edhe për ndikimin e saj në sundimin e së drejtës në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, theksoi Ministri Bushati.
ma.me
Next Post
Ja çfarë dëmi shkaktojnë tabletët dhe smartfonët në trurin e fëmijëve (Video)

Ja çfarë dëmi shkaktojnë tabletët dhe smartfonët në trurin e fëmijëve (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com