• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati në Maqedoni: Mbështesim reformat

by Java News
24/08/2015 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve te Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov, ishin të ftuar nderi të Ministrit te Punëve te Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, në Konferencën e Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Duke ju referuar këtij burimi, në panelin e Konferencës së Ambasadorëve, Ministrat Bushati, Poposki dhe Mitov, u fokusuan në çështjet kryesore të politikës së jashtme të BE-së dhe perspektivat e anëtarësimit në BE, në çështjet e bashkëpunimit në NATO, parë në këndvështrimin e përgatitjeve për Samitin e Varshavës, në rëndësinë që ka për rajonin tonë zgjerimi i bashkëpunimit dhe ndërveprueshmëria, si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Gjithashtu, Ministrat zhvilluan dhe një takim trelateral ku diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Në konferencën për shtyp, Ministri Bushati u ndal në zhvillimet më të fundit në Maqedoni dhe bashkëpunimin rajonal ku theksoi se: “Zbatimi i plotë i Marrëveshjes se Ohrit dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike janë busull orientimi për stabilitetin demokratik te Maqedonisë, çka do te ketë një impakt pozitiv në marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe për qëndrueshmërinë e reformave shtet ndërtuese të Maqedonisë”.

Në vijim, duke vlerësuar dhe mbështetur aspiratat demokratike dhe rrugën e zhvillimit dhe të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, Ministri Bushati shprehu mbështetjen për procesin e reformave të ndërmarra në Maqedoni dhe të dakordësuara me BE-në, si dhe nënvizoi rëndësinë që kanë për suksesin e këtyre reformave marrëdhëniet ndëretnike, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe përfaqësimi më i mirë i shqiptarëve.

Tre Ministrat, në përfundim të takimit nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi proceset integruese euro-atlantike ne rajon.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Ministri Bushati ndaloi në Komunën e Tetovës ku u prit nga Kryetarja Teuta Arifi, e cila e njohu me situatën dhe masat e marra për përballimin e përmbytjeve si dhe e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e qeverisë shqiptare për t’u gjendur pranë në përballimin e situatës. Ne vijim të interesimit të qeverisë shqiptare, Ministri Bushati së bashku me Kryetaren e Komunës Arifi vizituan zonat e banuara nga shqiptarët në Tetovë, të prekura nga përmbytjet e 2 gushtit. Gjatë takimeve me banoret, Ministri Bushati shprehu interesimin dhe vëmendjen e Tiranës për situatën si dhe shprehu ngushëllimet e thella te Qeverise dhe popullit shqiptar për jetët e humbura.

Ne kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati zhvilloi takim me Zv.Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi me te cilin u bisedua për zhvillimet më të fundit ne Maqedoni ku Ministri Bushati evidentoi nevojën e zbatimit të plotë dhe pa zvarritje të Marrëveshjes së Ohrit, si busullën për të ardhmen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe ankorimin e saj në rrjedhat euro-atlantike.  Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me një grup përfaqësuesish shqiptarë nga shoqëria civile me te cilët diskutoi për zhvillimet në vend dhe kontributin e shoqërisë civile në konsolidimin e proceseve demokratizuese, sipas Ministrisë së jashtme Shqiptare.

Next Post

Përfundon ne parlament sherri mes familjes shqiptare e gazetarit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Pese të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë (pa përmendur dy qentë)

Të shtëna me armë në Korçë, dyshohet për një viktimë

August 8, 2026
Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

August 8, 2026
Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com