• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati në Kanada për thithjen e investimeve

by
28/04/2015 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Kanada, ku u prit në takime të veçanta nga homologu i tij Rob Nicholson, Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit Kanadez, Andreë Scheer, si edhe Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Kanada.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati dhe Ministri Nicholson firmosën Deklaratën e Qëllimeve si një angazhim për finalizimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, e cila do t’i vijë në ndihmë shqiptarëve të shumtë që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

Në takimin me homologun e tij, Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-kanadeze të cilat siç tha ai karakterizohen nga një frymë e konsoliduar miqësie, si dhe partneriteti në NATO.

Më tej, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e plotë që Kanadaja ka dhënë ndër vite për integrimin euro-atlantik të Shqipërisë, asistencën ushtarake, financimin e projekteve të ndryshme në Shqipëri, ndërsa paraqitet si domosdoshmëri dinamizmi dhe konkretizimi i mëtejshëm i projekteve konkrete, nxitja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, si dhe plotësimi i kuadrit të plotë ligjor. Ministri Bushati vlerësoi si tepër të rëndësishëm rritjen e prezencës se kompanive kanadeze në Shqipëri dhe evidentoi faktin që Kanadaja është investitori i parë në vend. Sipas Ministrit kjo gjë krijon nevojën për të strukturuar më tej marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet instrumenteve ligjorë të përditësuar në fushën e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjes së investimeve.

Nga ana e tij, Ministri Nicholson rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit të lartë mes dy vendeve tona si dhe shprehu angazhimin për forcimin e bashkëpunimit politiko-diplomatik, kryesisht përmes nxitjes së kontakteve në të gjitha nivelet e bashkëpunimit dypalësh. Të dy ministrat u angazhuan të çojnë përpara bashkëpunimin për çështjet e sigurisë, adresimin e krizave globale, luftën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme si dhe shkëmbyen pikëpamje në kuadër të diskutimeve të pritshme gjatë Ministerialit të NATO-s në muajin maj.

IMG_1738 IMG_1686

Ndërkohë në takimin me Kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit Kanadez, Andreë Scheer, dhe me grupin e Miqësisë Kanada-Shqipëri, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin parlamentar si një shtyllë kryesore e bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu, Ministri Bushati përgëzoi Grupin e Miqësisë Kanada-Shqipëri për lobimin e tyre në favor të tërheqjes së investimeve kanadeze në drejtim të Shqipërisë në fusha të ndryshme, si dhe rritjes se informacionit për vendin tonë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati pati gjithashtu takime me personalitete të larta të Senatit dhe Dhomës së Ulët dhe përfaqësues të diasporës në Kanada.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Pas atentatit, rikthehet në detyrë Arben Suloj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

July 31, 2026
Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

July 31, 2026
Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

July 31, 2026
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026

July 31, 2026
Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

July 31, 2026
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Martin Leka: Problemi i PS-së është te piramida drejtuese, jo te baza

July 31, 2026
Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com