• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Mësimet e nxjerra nga Holokausti, shndërrohen në mësime kardinale historie!

by Java News
30/01/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit në Tiranë, zhvilluan sot në kuadër të Ditës së Kujtesës së Holokaustit, aktivitetin “Fisnikët mes Kombeve: shpëtimi i hebrenjve në një periudhë urrejtjeje”, gjatë të cilit u çel ekspozita “Përtej detyrës” mbi diplomatë të njohur si “Fisnikët mes kombeve”.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin shprehu mirënjohje për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej 5 vitesh tashmë, ka krijuar traditën e përkujtimit të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. “Popullata shqiptare në mënyrë të jashtëzakonshme, mbrojti dhe strehoi familjet hebraike, duke rrezikuar veten, duke u bërë një shembull, një mësim që vlen jo vetëm për të shkuarën, por edhe për të ardhmen, tha ambasadori.

Nga ana e tij, ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, në fjalën e tij tha se kjo ditë, nuk është  thjesht një ditë përkujtimi, por duhet të jetë edhe një ditë reflektimi për brezat. “Kjo ditë duhet të vlejë për të na mësuar dhe kujtuar se guximi, mikpritja, e veçanërisht kuraja personale janë të rëndësishme për të evituar dhunën dhe diskriminimin ndaj grupeve dhe komuniteteve të ndryshme të njerëzve në ditët e sotme”, tha ambasadori suedez.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se do të vijojë tradita e nisur në vitin 2013 për përkujtimin e Ditës së Holokaustit si një mision i rëndësishëm në krijimin e një shoqërie më tolerante dhe që ka në qendër të saj, respektimin e të drejtave të njeriut.

“Motoja e këtij viti, jo më kot, është “përtej detyrës”, sepse mësimet e nxjerra nga Holokausti e tejkalojnë detyrën imediate. Ato shndërrohen në mësime kardinale historie. Nuk është e rëndësishme që fill pas Holokaustit u hartua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ishte kushtrimi i njerëzimit për të mos harruar atë çka ndodhi dhe për të mos lejuar të ndodhë sërish’, u shpreh ministri.

Në vijim, nxënësit e shkollave të mesme u njohën nëpërmjet ekspozitës, me historinë më të errët të Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht me historitë e diplomatëve të njohur si “Fisnikët mes kombeve” që sakrifikuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, ministrisë së Kulturës, ministrisë së Arsimit, Komisionit të Politikës së Jashtme, komuniteteve fetare etj. /ma.me

 

 

Next Post
Grabiti rojen një parkingu me pistoletë lodër, pranga durrsakut

Të shtëna me armë zjarri në Fier, 19 vjeçari qëllohet në sy të fejuarës (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In