• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Me zgjedhjet në Kosovë nuk fitoi vetëm Albini e Vjosa, por i gjithë vendi

by Ardit Rada
15/02/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numërimi i votave në Kosovë është ende në proces e sipër, por deri më tani në krye me më shumë vota është Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin. Për këtë tematikë u diskutua në rubrikën “Opinion”, në “Neës 24”, ku i ftuar ishte deputeti Ditmir Bushati. Ai tha se me këto rezultate fiton jo thjeshtë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por e gjithë Kosova.

“Ishte zgjedhje atipike, jo vetëm për situatën që u zhvillua. I konsideroj zgjedhje atipike sepse nuk kemi pasur një ballafaqim. Nuk mendoj që thjesht ka fituar Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, por ka fituar Kosova, qytetari i zakonshëm që kontribuon në vendin e tij me djersë dhe punë të ndershme. Ka fituar besoj dhe ajo pjesë e shoqërisë civile që ka rezistuar nga fenomenet negative, gazetarisë satirike dhe shpirtprishur. Ka fituar gjenerata e Kosovës Evropiane. Besoj se do të përjetohet një rrugë e re për Kosovën Evropiane. Kosova ka fituar por përgjegjësia do të bjerë për Albin Kurtin”, tha Bushati.

Më tej deputeti nënvizoi se rezultati kaq i shpejtë në zgjedhje dhe pa kontenstime nga partitë humbëse është një leksion më i mirë për Shqipërinë. Ai tha se do të luftojë me të gjitha forcat që dhe në Shqipëri të implementohet e njëjta situatë si në Kosovë, megjithëse pranoi se është shumë e vështirë.

“Është e vërtetë, duhet ta pranojmë. Kosova një shtet 13 vjeçar në këtë drejtim e ka lënë pas Shqipërinë. Që nga viti i mbrapshtë 1996, procesi zgjedhor ende nuk është shtrirë në kufijtë e normalitetit. Ndërkohë që sado që përpiqemi të sofistikojmë, të shkruajmë ligje mjaft kufizuese, e kemi ende të vështirë për të pranuar rregullat bazë demokratike. Unë do të luftoj që një gjë e tillë të ndodhë në Shqipëri, por që kjo të ndodhë duhet të shoqërohet me rregulla më të mira të lojës brenda forcave politike. Për më shumë garë brenda forcave politike por edhe ekonomi. Këto janë dy nga elementët kryesorë që do i jepnin shoqërisë frymën e nevojshme, në këtë kontekst ne kemi se çfarë të mësojmë nga Kosova dhe jo vetëm Kosova prej nesh”, u shpreh deputeti.

 

Ditmir Bushati u ndal dhe në marrëdhëniet jo fort të qëndrueshme të Kurtit me perëndimorët.

“Unë nuk jam analist politik, por e njoh mënyrën se si funksionon Kosova. Është fakt që kemi një pjesëmarrje në këto zgjedhje jashtëzakonisht të madhe kemi një rekord nga pikëpamja e aktivizimit të diasporës së Kosovës. Është një mësim i vlefshëm për të gjithë ne. Kemi një aktivizim të shoqërisë në përgjithësi, duke nisur nga të rinjtë, gratë burrat dhe të gjitha shtresat shoqërore atje. Nga pikëpamja e numrave atje, pa u numëruar votat e diasporës do të kemi një mazhorancë kaq solide. Në këtë pikëpamje nuk shtrohet vetëm çështja e fortësisë që pritet të formohet në Kosovë, por çështja është se si do të përdoret i gjithë ky besim popullor, për ta futur Kosovën në shinat Evropiane. Është i rëndësishëm edhe partneriteti me vendet demokratike, që do e bënte Kosovën pjesë të familjes euroatlantike”, tha deputeti.

Deputeti nënvizoi më tej se me shtysë të SHBA-së, por edhe të BE-së, Kosova dhe Serbia mund të bëjnë një njohje të ndërsjelltë

“Pyetja juaj është mjaft e drejtë. Por nga ana tjetër jemi përballë një fakti që qëndrimi i Kurtit dhe Osmanit është votuar nga qytetarët e Kosovës, funksionalizimi demokratik i shtetit të Kosovës, fuqizimi i demokracisë në Kosovë. Duhet dialogu me Kosovën nën vëzhgimin e SHBA-së. Që të dy kanë dalë publikisht me parimin e ndërsjelltësisë, që për hir të së vërtetës është parimi bazë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuptim duhet të shohim dhe lëvizjet që do të vijnë jo vetëm nga Serbia, por edhe administrata e re e Biden. Letra e Biden drejtuar presidentin e Serbisë për njohjen e Kosovës dhe faktin që procesi i bisedimeve duhet të bëhet në mënyrë e ndërsjelltë. Personalisht bëhem shpresëplote se gara e presionit ndaj Serbisë do të jetë e tillë që na bën të shpresojmë se do të ketë një njohje të ndërsjelltë”, përfundoi Bushati.

 

Next Post
Eleni Foureira flet sërish për jetën në Shqipëri: Nëna qëllonte me armë, të gjithë ishin të shkatërruar

Eleni Foureira flet sërish për jetën në Shqipëri: Nëna qëllonte me armë, të gjithë ishin të shkatërruar

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    President i KOSOVES ,DITMIR BUSHATI?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

Rrëzohet një avion i vogël në Zelandën e Re, dy të vdekur nga përplasja në ishull

November 3, 2026
VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

VIDEO/ Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, do zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare!

November 3, 2026
Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!

November 3, 2026
Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

Balla takohet me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Neculăescu: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën tonë drejt BE-së!

November 3, 2026
Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur

Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur

November 3, 2026
“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

“Shqetësimet e PD nuk qëndrojnë”- Celibashi për zgjedhjet vendore: Votim elektronik në sa më shumë bashki! Partitë të bëjnë konsensus

November 3, 2026
VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

VIDEO/ Tragjedi në futbollin spanjoll, lojtari vdes pas ndërhyrjes horror në fushë nga portieri kundërshtar! Pamjet e momentit fatal

November 3, 2026
KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

KE publikon sot raportet e progresit: Vendet që udhëheqin procesin e anëtarësimit dhe ato që mbeten prapa

November 3, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

November 3, 2026

Ç’fitojmë me uljen 16 përqind të karburantit nga 1 janari 2027?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In