• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Marrëveshja për të mirën e Shqipërisë, jo për politikanët e korruptuar që ti shpëtojnë drejtësisë

by Java News
23/05/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i PS, Ervin Bushati shprehet se marrëveshja me PD u bë për të mirën e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se politikanët e korruptuar i shpëtojnë drejtësisë. Deputeti socialist u shpreh se të gjithë ata që kanë vjedhur duhet të shkojnë në burg dhe jo të jenë ende në parlament. Ai akuzoi Berishën dhe Bashën për vjedhje, shitjen e detit, por edhe vrasjet në 21 Janar.

“Berisha la një piramidë kur iku në 2013. Një kryeministër në kolltukun me para të qeverisë, vret, shet detin dhe vjedh, pse të mos shkojnë pas hekurave, por shkojnë ulen në karrigen e deputetit, pse të mos ndëshkohen?

Reforma në Drejtësi është e shenjtë, njerëzit që kanë vjedhur duhet të ndëshkohen dhe jo të shkojnë në parlament.

Berisha nuk u ndëshkua asnjë ditë dhe Basha i papërgjegjshëm, që kur ishte ministër i Infrastrukturës vodhi 1.5 mld lekë, Saliu e mori dhe e çoi ministër të Jashtëm, atje ia fali Greqisë territorin, Berisha e mori prapë e çoi ministër Rendi dhe atje vrau 4 persona, kryetar bashkie fjeti gjumë, më pas e bëri kryetar partie. Ky nuk është produkt bio dhe nuk bëhet kurrë kryeministër” deklaroi ai.

Bushati theksoi se marrëveshja shmangu dhunën, ndërsa PS do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Ky është një zhvillim historik. E vetmja alternativë e çadrës ishte butoni i dhunës, të paktën u çaktivizua. Sot jemi përballë një rivaliteti të pastër, se kush e bën më të mirë Shqipërinë. PS ka qenë dhe do të jetë forcë e parë politike.

Formacioni i koalicionit mbetet për t’u parë, por Rama do të jetë kryeministër. Njeriu më i aftë për të drejtuar Shqipërinë është Edi Rama, me gjithë respektin për kreun e shtetit që është zgjedhur.

Nuk i kam parë asnjëherë si kundërshtar, ne jemi vëllezër, rivalë në garë” deklaroi ai.

Bushati i ka dhënë një përgjigje edhe pyetjes nëse do të ketë një koalicion me PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Marrëveshja duhet parë si një pikë kthese për Shqipërinë. Politika po shkon drejt një konsensusi gjithëpërfshirës, nuk ka të bëjë me numrat. Çadra e PD u kalua nga reale në bulevard në politike në Kuvend, pasi do të mbajë partitë e opozitës, PR, etj” përfundoi ai. Report Tv/ma.me

Next Post
Rama dhuratë tenorit Agim Hushi për ditëlindje, pavarësisht se ai iu bashkua çadrës së PD

Rama dhuratë tenorit Agim Hushi për ditëlindje, pavarësisht se ai iu bashkua çadrës së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In