• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Krijim i një horizonti të qartë ekonomik për të gjithë Ballkanin

by A R
05/10/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po merr pjesë në takimin mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Takimi katërpalësh mes diplomatëve po mbahet në Selanik, ku temat kryesore ishin siguria, terrorizmi, ekstremizmi dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

Ministri Bushati e vlerësoi këtë si takim të rëndësishëm për të forcuar e thelluar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit, që sipas tij, do të shërbejnë dhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Vendet tona kanë përballuar disa momente të vështira në fushën e sigurisë, luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe ekstremizmit të dhunshëm: “Në ketë moment po skicojmë disa fusha për të shtyrë me tej bashkëpunimin, që shpresojmë do na ndihmojë në procesin e integrimit si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë”, theksoi ministri Bushati.

Gjatë qëndrimit në Greqi, në Takimin e Dytë Ndërministror, ministri Ditmir Bushati foli për televizionin grek “ERT”. Bushati tha se ky është një takim mes vendeve të Ballkanit, që ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë evropiane.

Sipas tij, këta vende kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizës së refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, ministri tha për ERT se, po bashkëpunon me vendet e Ballkanit për policinë, në fushën e energjisë dhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për të gjitha vendet.

“Është një takim i dytë katër palësh mes vendeve në Ballkan, të cilat ndajnë interesa të përbashkëta përveç përkatësisë europiane. Kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizën e refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë moment të dytë jemi duke skicuar disa fusha ku mund të shtrihet më tej bashkëpunimi ynë, një bashkëpunim i cili shpresojmë do të ndihmojë dhe proceset e integrimit evropian dhe sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kësaj radhe krahas sfidave të sigurisë, jemi duke diskutuar për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në fushën energjetike, kur dihet se ka projekte të rëndësisë strategjike për sa i përket rrugëve të energjisë dhe kur dihet gjithashtu impakti që ka energjia në fushën e sigurisë në reduktimin e influencës së aktorëve të tretë në rajonin tonë, por edhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për gjitha vendet tona”, tha Bushati.

Në këtë takim u diskutua mbi implikimet strategjike të situatës dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajonin tonë, nevojën për të adresuar kushtet e reja politiko-ekonomike, adresimin e sfidave të përbashkëta, si dhe çështjet të cilat lidhen me sektorin e energjetikës. /b.d

Next Post
Kisha e Labovës, punimet nxjerrin në pah skena ikonografike

Kisha e Labovës, punimet nxjerrin në pah skena ikonografike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In