• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati me këshilltarin e Trump: Të vendosur kundër ekstremizmit

by A R
30/11/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Këshilltarin e Presidentit amerikan për Çështjet e Sigurisë, Gjeneralin McMaster

Në këtë takim, i cili u përqendrua tek sfidat e sigurisë në rajon ishin të pranishëm Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes të dy vendeve dhe falënderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në fushën e mbrojtjes si dhe asistencën për institucionet ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen e iniciativës së Presidentit Trump për një luftë frontale kundër terrorizmit në kuadër të Koalicioni Global si dhe për angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në operacionet paqeruajtëse të Aleancës Atlantike në zonat konfliktuale. Bushati nënvizoi rëndësinë që qeveria shqiptare i jep punës dhe bashkëpunimit me komunitetet fetare për shkurajimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

Më tej, ai kërkoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuar të Amerikës për të siguruar një përqasje gjithëpërfshirëse të strukturave të sigurisë në rajon dhe reduktuar influencën e aktorëve të tretë si e vetmja mundësi për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Gjenerali McMaster vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit dhe pozicionimin e saj të qartë në funksion të stabilitetit demokratik në rajon. /b.d

Next Post

Moti i keq, Rama-Basha dakordësi për përshpejtimin e seancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In