• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati: Integrimi i Ballkanit në BE, domosdoshmëri edhe për vetësigurinë e vendeve anëtare

by
06/05/2015 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashmte, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Ditën e Bashkëpunimit Rajonal, organizuar në Bruksel nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe nga Përfaqësia në BE e Landit të Baden-Vyrtemberg.

Ministri Bushati, në cilësinë e kryesuesit të radhës të SEECP, dhe Komisioneri Hahn ishin folësit kryesorë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin Rajonal dhe Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Në Konferencë ishin të pranishëm Ministrat e Jashtëm të rajonit, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të Landit të Baden-Vyrtembergut, anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit dhe të medias në Bruksel.

Në fjalën e tij Ministri Bushati, duke prezantuar ecurinë e Kryesisë shqiptare të SEECP-së për periudhën 2014-2015, nënvizoi vlerësimet e Këshillit të BE-së, të datës 16 dhjetor 2014, për rolin e SEECP-së në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE. Në mënyrë të veçantë ai u ndal në arritjet e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në kuadër të përgatitjeve për Konferencën e Vjenës dhe nënvizoi rëndësinë që merr rajoni i Ballkanit Perëndimor në situatën aktuale të sigurisë në lindje të kontinentit dhe të flukseve migratore në Mesdhe.

Me tej Ministri u shpreh se: “integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal janë dy procese të ndërthurura, që nuk mund të shmangin njeri-tjetrin, ndaj në këtë kuptim të gjitha vendet e rajonit duhet të bashkërendojnë politikat e tyre zhvillimore në kuadër të agjendës së ndërlidhjes rajonale“. Gjithashtu Ministri u ndal në rëndësinë që ka ruajtja e fokusit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht sa i përket avancimit të shpejtë të rajonit drejt anëtarësimit, si domosdoshmëri edhe për vetësigurinë e vendeve anëtare.

Ministri falënderoi Komisionerin Hahn për mbështetjen e vazhdueshme dhe vizionin e qartë të Komisionit për nevojat, ambicien dhe mundësitë aktuale të vendeve të rajonit.

Pjesëmarrësit në panelet e konferencës vlerësuan ecurinë e deritanishme në fushën e reformave në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Përfaqësuesit e KE-së siguruan për mbështetjen e tyre për proceset e integrimit rajonal në Evropën Juglindore, duke nënvizuar se shpejtësia e këtij procesi varet nga zbatimi dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra nga secili prej vendeve.

Next Post

Barcelona-Bayern, përballje titanësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

June 25, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

June 25, 2026
“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In