• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bushati-Glover: Qeveria do të garantojë një proces të drejtë e të ndershëm zgjedhor

by
29/05/2015 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, priti në një takim Ambasadoren Audrey Glover, e cila kryeson Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri.

Ministri Bushati i shprehu znj. Glover angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet për një proces të drejtë e të ndershëm zgjedhor, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Duke i cilësuar zgjedhjet si një provë litmusi për demokracinë, Ministri Bushati vlerësoi ekspertizën dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, si një ndihmesë të vyer për arritjen e standardeve demokratike.

Nga ana e saj, Ambasadorja Glover shprehu falënderime për ftesën e Qeverisë shqiptare për monitorimin e zgjedhjeve dhe njohu Ministrin Bushati me punën e deritanishme të Misionit Vëzhgues dhe angazhimet deri ditën e zgjedhjeve. Në lidhje me veprimtarinë pas-zgjedhore, Ambasadorja Glover u ndal tek vëmendja që do të kërkojë procesi i numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime dhe mbi karakteristikat e zgjedhjeve vendore dhe rëndësinë që marrin zgjedhjet e 21 qershorit në kushtet e zbatimit për herë të parë të reformës së re territoriale dhe sfidave që e shoqërojnë këtë proces.

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri e filloi veprimtarinë në vendin tonë më 15 maj 2015. 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë të gjitha fazat e procesit zgjedhor, veçanërisht regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse shtetërore, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e tij, mjedisin mediatik, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve .

Next Post

Joschka Fischer: Ballkani Perëndimor ka rol kyç për paqen dhe stabilitetin në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

June 22, 2026
Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim tragjik në impiantin e gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

June 22, 2026
Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion

June 22, 2026
Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

Hapet Ekspozita e Katërt Ndërkombëtare të Promovimit të Zinxhirit të Furnizimit të Kinës

June 22, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Qershor 2026

June 22, 2026
Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE

Macron pas takimit me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE

June 22, 2026
Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

Përfundon takimi Rama–Macron në Paris, zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee (VIDEO)

June 22, 2026
Më e re, më e bukur, më e vjetër

Më e re, më e bukur, më e vjetër

June 22, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

June 22, 2026
Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In