Shqiperit pret nga Greqia të bëjë shfuqizimin e ligjit të luftës në përputhje me praktikën kushtetuese. Këtë deklaratë e ka bërë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ftuar në Ora Neës në emisionin Tonight të Ilva Tares ndërsa ka folur për takimin me Greqinë që do të zhvillohet në datën 19-21 në Korcë.
Ministri Bushati u shpreh se ka progress të qenësishëm në këtë drejtim pasi po ti rikthehemi viteve të historisë që nga lufta e dytë botërore në momente të caktuara ka pasur mohim të ekzistencës së këtij ligji.
Pjesë nga intervista
“E kam thënë disa herë si kategorizojmë ne problematikat e me Greqinë, ato të karakterit historik, çështjeve të aktualitetit dhe çështje që kërkojnë vështrim për nga e ardhmja. I kemi përsëritur këto tema duke filluar nga që çështja e ligjit të luftës dhe paketa e luftës, tek çështje e përditshmërisë e deri tek çështja e detit që ka një impakt për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Të gjitha diskutimet tona eksploratore janë fokusuar në këto tre shporta, në këto tre drejtime. Në takimin e Kretës, në fund të takimit për herë të parë kemi dalë me një deklaratë të përbashkët, çka nuk ka qenë rasti në të shkuarën. Kemi bërë progres disa nga çështjet nuk mund të konsiderohet që progresi të jetë përfundimtarë. Por në asnjë vend nuk kam parë që proces diskutimesh eksploratore palët të dalin përpara publikut e të shpjegojnë strategjinë e tyre, taktikën e tyre etj”,
Ndjesë paketa e luftës, se është edhe çështja e Çame.
Paketa e luftës, aty brenda janë pronat, është çështja çame, është çështja e varrezave apo e vendprehjes së të rënëve, ushtarëve grek gjatë luftës së dytë botërore këtu, e kështu me radhë. Së dyti, çështja e aktualitetit, i kemi përmendur, kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare në rastin konkret pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë Greqi. Me çështjet konsullore, me Greqinë ende sot e kësaj dite kemi aplikimin e vulës Apostille çka shkakton kosto financiare dhe vonesa në të gjitha procedurat që kryejnë shtetasit tanë. Për të vazhduar tek lejet e drejtimit të automjeteve sepse e kemi me vendet të tjera dhe ende nuk e kemi për Greqinë dhe do të kishte një impakt për shtetasit tanë për të vazhduar me mbrojtjen e dhe promovimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, janë tekstet shkollore, e të tjera si këto. Çështja e tretë apo çështja e me një vështrim për nga e ardhmja, janë çështjet që kane të bëjnë me zgjidhjen përfundimtare të regjimit kufitar, sepse kemi Zonën Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfin kontinental nga njëra anë, dihet vendimin i 2009-s dhe qëndrimet e palëve. Kemi gjithashtu çështjet e kufirit tokësor, jo kufirin në vetvete por çështje që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e tij dhe me mirë përcaktimin e rregullave të kufirit tokësor. Këto janë çështjet që kanë një impakt, natyrisht edhe mbi të ardhmen tonë. Këto kanë qenë tre shportat të cilat besoj se i kam përsëritur, deri ne bezdi do të thoja, jo vetëm për interlokutorët grek por edhe për opinionin publik në Shqipëri.
Ministri Bushati ka garantuar se nuk bëhet fjalë për tejkalim mandati në atë cfarë po diskutohet dhe kjo qeveri nuk dëshiron të përsërisë gabimet e së kaluares. Sipas tij, në momentin që flasim palët janë duke zhvilluar diskutime eksploratore dhe nuk po negociojnë.
Bushati ka sqaruar se pse u vendos pikërisht Korca për shkak të simbolikës që ka fituar sidomos vitet e fundit, falë projekteve të Rilindjes urbane që janë zbatuar aty, por edhe falë mikëpritjes së korçarëve duke pohuar gjithashtu se edhe takimi do jetë një ndërthurje mes punës dhe aktivitetit social.
Bushati është pyetur edhe lidhur me vendimin e presidentit Meta për shtetësinë e Janullatos. “ Në rastin tonë, feja dhe shteti janë të ndara nga njëra-tjetra, për pasojë nuk është një çështje pjesë e paketës së diskutimeve, por duke patur parasysh origjinën e Fortlumturisë, natyrisht që do të ketë një impact pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, nënvizoi ai.