• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Duhet një pakt kombëtar për Europën

by A R
03/10/2019 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati ka kërkuar sot në Parlament një pakt kombëtar në emër të integrimit evropian. Ai ka deklaruar se përgjegjësia për përparimin e vendit drejt këtij objektivi është e përbashkët dhe vetëm së bashku mund të arrihet suksesi.

“Leksioni numër një që kam nxjerrë gjithmonë ka qenë që për këtë proces në mënyrë që të përparojmë ne na duhet konsensus kombëtar, sepse për fat të keq kur shohim të gjithë historikun në këtë proces ne kemi notuar kundër rrymës. Kjo është arsyeja që kam propozuar një pakt kombëtar për Europën që secili bën detyrat që i takon. Nuk diskutohet, barrën kryesore në këtë proces e ka qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët. Reforma zgjedhore ka 1 vit e gjysmë që është në tryezën tonë të diskutimeve, por në rast se zgjedh që të lësh parlament siç është rasti sot i PD apo i LSI nuk mund të kërkosh që kjo gjë duhet të ishte bërë. Ne kemi nevojë për të përcaktuar së bashku themelet e shtëpisë,” u shpreh Bushati.

Deputeti socialist duke folur edhe mbi “po”-në e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave për Shqipërinë u shpreh se i gjithë debati dhe akuzat e opozitës kanë qenë absurde.

“I gjithë debati politik dhe publik për rezolutën e Bundestagut gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është disi artificial. E para, s’duhet të na vijë surprizë. Gjermania është një partner i ndershëm, kritik i drejtë, ka mbajtur të njëjtin qëndrim në rastin e krizës greke dhe krizës në eurozonë, duke qenë se është një vend që mban peshën kryesore në BE, është një vend që për herë të parë në procesin e zgjerimit e formalizoi procedurën e zgjerimit dhe në Ballkanin Perëndimor. Është absurde e gjithë lufta politike që ven sidomos nga opozita jo parlamentare e cila kërkon të legjitimojë kauzën e saj përmes disa detyrave të shtëpisë që vendos Bundestagun gjerman që në finale nuk janë detyra shtëpie vetëm për Shqipërinë, por është dhe vija e sjelljes që një parlament i përcakton qeverisë nga edhe e ka marrë besimin,” deklaroi Bushati.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

November 29, 2026
Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

November 29, 2026
U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

November 29, 2026
“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan!

“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan!

November 29, 2026
Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

November 29, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

“Rroftë shkopi” në ditën e flamurit!

November 29, 2026
Organizuan djegien e policit me molotov, thirrjet për të goditur efektivët shpërndaheshin në grupe online

Organizuan djegien e policit me molotov, thirrjet për të goditur efektivët shpërndaheshin në grupe online

November 29, 2026
“Nuk ka krizë në ndërtim”, Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

“Nuk ka krizë në ndërtim”, Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

November 29, 2026
Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna

Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna

November 29, 2026
Nga artistja e “Revolucionit të Flamingove” te prangat me 91 molotovë, kush është Fatime Paja që u kap me arsenalin e protestës

Nga artistja e “Revolucionit të Flamingove” te prangat me 91 molotovë, kush është Fatime Paja që u kap me arsenalin e protestës

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In