• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: Duhet bashkëpunim për proceset integruese të vendeve të Ballkanit

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati teksa ka marrë pjesë në në Selanik në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe të Brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për krizën migratore ka deklaruar se kërkohet një bashkëpunim akoma më i madh për përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit ishin diskutimet mbi krizën migratore shkaktuar nga fluksi i të ardhurve nga vatrat e luftës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, forcimi i dialogut dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis katër vendeve.

Ministrat u ndalën në frymën e angazhimeve të ndërmarra në Mbledhjen e Nivelit të Lartë të tetorit 2015 mbi fluksin e refugjatëve përgjatë vijës së Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Selanikut vuri theksin në evidentimin e aspektit human, në trajtimin e tij, nevojën për koordinim dhe përforcim të veprimit dhe masave operacionale në adresimin e sfidave që sjell kjo krizë, përfshirë rreziqet e trafikut të qenieve njerëzore, kërcënimit të sigurisë dhe terrorizmit. Në këtë kontekst, ministrat shprehen vendosmërinë në mbrojtje të vlerave tona dhe respektimit të lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Thellimi i agjendës gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit mbi migrimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte gjithashtu një tematikë e rëndësishme e diskutimeve të këtij takimi.

Ministri Bushati ritheksoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane bazuar në ndjenjën e solidaritetit dhe kapacitetit, si dhe vullnetin për të mbajtur gjallë vlerat, parimet dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare. “Bashkëpunimi cilësor i vendeve kandidate me ato anëtare të BE-së, duhet të shndërrohet në një mundësi për të përforcuar angazhimin politik dhe përshpejtuar proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

“Mbështesim këtë format takimi i cili mbart një vlerë të veçantë jo vetëm për të shkëmbyer eksperiencat për bashkëpunimin ndërkufitar, por edhe për të evidentuar ato rreziqe që burojnë nga ndryshimi i mjedisit të sigurisë në jug dhe lindje të Mesdheut”, u shpreh Ministri Bushati.

Gjithashtu, në kuadër të këtij ministeriali, Ministri Bushati zhvilloi një takim dypalësh me homologun grek Nikos Kotzias. Dy ministrat u ndalën në vijimin e komunikimit dhe procesit të nisur mbi trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet dypalëshe, agjendën e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Palët shprehën rëndësinë e vijimit të dialogut midis dy qeverive të vendeve tona, në kuadër të rritjes së frymës së besimit dhe nevojës së konkretizimit të veprimit për të avancuar drejt zgjidhjes së çështjeve dypalëshe.

Next Post

E rrallë/ Avioni F-16 "në aksion" për të shpëtuar një pacient

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In