• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati: BE pret nga ne përgjegjësi kombëtare për të mos vonuar integrimin

by A R
10/03/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar mbrëmjen e sotmë në Facebook sa i përket konkluzioneve të Samititi Europian.

Në një deklaratë për publikun, Bushato shkruan se “BE-ja e rikonfirmon aq troç sa s’ka” rëndësinë e reformës në Drejtësi.

“Këshilli Europian rikonfirmon qartazi perspektivën europiane të rajonit tonë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave. Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqëndruar të shteteve anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane. Theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nismave gjithpërfshirëse rajonale” – shkruan kryediplomati.

Sipas tij, progresi i arritur deri më tani nxit angazhimin e BE-së për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit në çuarjen përpara të reformave dhe projekteve europiane.

“Për Shqipërinë është një aspiratë kombëtare, një interes jetik, një punë e përditshme dhe e përkushtuar dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Ajo çfarë pritet nga ne është e qartë. Ne duhet të tregojmë përgjegjësinë kombëtare për të mos e vonuar më shumë afrimin me BE, dyert e së cilës mbeten të hapura për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e rajonit tonë” – shkruan kreu i MPJ.

Ditmir Bushati thekson se BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë – hapja e negociatave – varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut.

“Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufra nga çadra e t’i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Krijimi i organeve të vettingut nga Kuvendi do t’i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europiane mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon. #PunëJoBroçkulla” – shkruan ai. /b.d

Next Post
Mbetjet, Milo Kundër: Ka interesa të dyshimta, ligji u prezantua me një propagandë “blitzkrieg”

Milo: Kriza politike po përshkallëzohet, Basha e ka sfidë personale por një 97' tjetër nuk do të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In