• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursat për arsimin profesional, ja kriteret dhe kush përfiton

by A R
26/12/2018 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miratoi sot kuotën financiare të ushqimit në mensa e konvikte për nxënësit që vazhdojnë studimet në shkollat e mesme profesionale shtetërore, për vitin 2018-2019.

Këshilli i Ministrave vendosi që nxënësit, të cilët ndjekin studimet në institucionet arsimore, publike, të arsimit parauniversitar mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Po cilët nxënës përfitojnë nga ky vendim? 

Në vendim thuhet se nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve, sipas kriterit ekonomik (nxënësit të cilët vazhdojnë studimet në largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre,
nxënësit që banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, të cilët akomodohen në konvikte publike dhe plotësojnë kriterin ekonomik etj., sipas rezultateve të arritura (me të gjitha 10), nxënës jashtë kriterit ekonomik (nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë etj).

Më tej, në vendimin e Këshilit të Ministrave thuhet se kuota financiare jepet edhe sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm, nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional.

Më konkretisht për nxënësit në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit. Po kështu, përfitues janë edhe nxënësit me vendbanim të përhershëm në zonat verilindore dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.

Janë bashkitë të cilat miratojnë dhënien e bursave duke u dhënë përparësi nxënësve nga shtresat, kategoritë sociale në nevojë, për trajtimin me bursë të plotë. Në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, bashkitë mund të trajtojnë/miratojnë për nxënësit dhe 1/2 (gjysmë) burse.

Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor 2017-2018 nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit.

Nxënësit, të cilët gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore kanë përfituar bursë nga njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, e përfitojnë atë dhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose të kuotës financiare, drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nxënësit/prindërit, të çelur pranë bankave të nivelit të dytë.

Ndërkaq, vendimi thekson se “nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë, përfitojnë çdo vit, falas, veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë institucionet shtetërore. Nxënësve, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, invalidit paraplegjik, tetraplegjik, statusin ligjor të personave që nuk shikojnë, të personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen falas akomodimi/fjetja, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet pas paraqitjes së librezës, kartës shëndetësore dhe epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit”.

Nga ana tjetër, nxënësit jetimë, trajtohen nga bashkitë me pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore. Edhe nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian, përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore. Ndërsa për nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psikosociale, pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit, me një kuotë ushqimore (drekë) me vlerë deri në 150 lekë në ditë.

Nxënësve, të cilët përfitojnë bursë në arsimin profesional, sipas shkronjave “dh” e “f”, të pikës 2.3, dhe shkronjës “a”, të pikës 2.4, e nxënësve romë e egjiptianë, masa e miratuar e bursës mujore u paguhet nga bashkitë çdo muaj. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të gjitha kategoritë e nxënësve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar, pa përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, për vitin e ri shkollor 2018-2019 të japë 800 bursa.

Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga bashkitë për të gjitha kategoritë e shkollave, është data 31 janar 2019. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/a.rada

Next Post
Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

Një hap i “vogël”, drejt një ndryshimi të madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

Plas në PD, Çim Peka sulmon Belind Këlliçin: Ky idioti po mbron Ramën!

September 10, 2026
Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve në “Perëndimin e egër”!

September 10, 2026
Oligarku ukrainas zotohet të rindërtojë Mariupolin: Qyteti është një tragjedi globale dhe një shembull i heroizmit

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

September 10, 2026
Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur

September 10, 2026
Thaçi: Reja e zezë mbi Kosovën nga akuzat e Dick Marty është hequr, pres të shfajësohem nga çdo akuzë

Gjyqi në Hagë, Prokuroria kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, zbardhen akuza dhe detajet

September 10, 2026
“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

“Zhbllokoni pagat tona”- Mbyllet mbledhja në KLGJ, gjyqtarët paralajmërojnë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet! Zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 10, 2026
Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë në 26 bashki

September 10, 2026
Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

Vrau shqiptarin në servis dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër në Itali! Gjykata drejt përgjysmimit të dënimit ndaj autorit

September 10, 2026
Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com