• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursat e shtetit, Universiteti i Tiranës shtyn afatin për aplikimet

by A R
15/01/2017 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyhet afati i aplikim it për studentët për të përfituar bursë shtetit. Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka njoftuar studentët se afati i fundit për aplikim është data 19 janar 2017.

Shtyrja e afati u bë pasi në muajin dhjetor, kur dhe u njoftuan studentët për të bërë aplikimin për bursë shteti, u lanë vetëm 2-3 ditë kohë për të bërë dorëzimin e dokumentacionit. Për vitin akademik 2016-2017 qeveria ka miratuar 1800 bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh që plotësojnë kriterin ekonomik apo kritere të tjera që kanë të bëjnë me statusin social të studentëve. Në tabelën bashkëngjitur janë kriteret dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë studentët. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga universitetet publike. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.

Kriteret dhe afati 

“Bazuar në VKM 903, datë 21.12.2016, neni 5.1, germa “c” “Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar”, njoftohen të gjithë studentët që i takojnë kësaj kategorie se për të përfituar bursë duhet të dorëzojnë në fakultet pranë Degës së Shërbimeve, dokumentet si vijon: Certifikatë familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit; Vërtetim origjinal (ose kopje e noterizuar) të lëshuar nga KMCAP( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë) për studentin me aftësi të kufizuar; vërtetimi për pagesën e aftësisë së kufizuar të lëshuar nga zyrat përkatëse.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursës për vitin akademik 2016- 2017 është data 19.01.2017.”-njofton dekanati i Fakultetit të Drejtësisë. Në bazë të vendimit të qeverisë bursë veç studentëve të shkëlqyer, përfitojnë edhe ata studentë në nevojë. Sipas pikës 5 të VKM-së, studentë në nevojë konsiderohen: Sipas kriterit ekonomik: studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

Jashtë kriterit ekonomik: studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

KRITERET DHE DOKUMENTET QË DUHET TË PLOTËSOJNË STUDENTËT PËR TË PËRFITUAR BURSË

5.1 Sipas kriterit ekonomik

a) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore

b) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;

Studenti duhet të dorëzojë:

a) Deklarata e kryefamiljarit (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi)

b) Vërtetimi Studentit / Vërtetimi i Studentit për motra / vëllezër që janë në universitet

c) Certifikatë Familjare

d) Vërtetim banor i lagjes e) Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore

f) Vërtetimi i ndihmës ekonomike

g) Vërtetim nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që nuk ndjekin studimet

h) Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme apo Rajonale e Tatimeve për ushtrim të biznesit privat për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

i) Vërtetim nga Bashkia për ushtrim të biznesit privat për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

j) Vërtetim pasurie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

k) Vërtetim konvikti për bashkëshortet me fëmijë

c) Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

a) Deklarata e kryefamiljarit (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi)

b) Vërtetimi Studentit

c) Çertifikata Familjare

d) Vërtetimi nga KMCAP

e) Vërtetim i masës së pensionit

f) Vërtetim nga shoqata e invalidëve

g) Librezën e invalidëve

h) Vërtetimi i ndihmës ekonomike

i) Vërtetim nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që nuk ndjekin studimet

j) Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme apo Rajonale e Tatimeve për ushtrim të biznesit privat për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

k) Vërtetim nga Bashkia për ushtrim të biznesit privat për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

l) Vërtetim pasurie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të gjithë mbi moshën 18 vjeç (përfshirë dhe studentin / en)

5.2 Jashtë kriterit ekonomik:

a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit

1. Deklarata (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi)

2. Vërtetimi Studentit

3. Çertifikata Familjare

4. Çertifikata e vdekjes së prindërve 5. Vërtetim nga Shoqata Jetimëve të Shqipërisë

b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë

1. Deklarata (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi)

2. Vërtetimi Studentit

3. Çertifikata Familjare

4. Vendim gjykate të formës së prerë

c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror

a) Deklarata e kryefamiljarit (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi)

b) Vërtetimi Studentit

c) Çertifikata Familjare d) Vendim i formës së prerë të gjykatës për identifikimin dhe faktin që janë trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror ç) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. a) Deklarata e kryefamiljarit (shkarkoheni në linkun në fund të këtij njoftimi) b) Vërtetimi Studentit c) Vërtetimi nga Mistria përkatëse (fotokopje) G.SH /b.d

Next Post
FRESSH feston sot 25-vjetorin, ja kush e ka marrë ftesën e socialistëve

FRESSH feston sot 25-vjetorin, ja kush e ka marrë ftesën e socialistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

October 29, 2026
Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, ashpërsohen masat ndaj mashtrimeve me çmimet! Ministrja Ibrahimaj: Forcohen të drejtat e qytetarëve!

October 29, 2026
Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In