• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Bursa Shqiptare e Energjisë”/ Balluku: Standard i ri operimi

by Java News
16/05/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e “Bursës Shqiptare të Energjisë”. Në një dalje për mediat, ministrja Balluku tha se krijimi i “Bursës Shqiptare të Energjisë” si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu, do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut të ditës në avancë dhe të tregut të së njëjtës ditë.

“Krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisë shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së këtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e tregut të energjisë elektrike, që në vetvete do të inkurajojë instalimin e burimeve të reja elektro-energjitike në vend, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, integrimin rajonal dhe më gjerë të këtij tregu, rritjen e investimeve në sektor, më shumë transparencë financiare, si dhe standarde të reja përgjegjësie juridike dhe tregtare”, u shpreh Balluku teksa shtoi se krijimi i saj u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, të IFC (International Finance Cooperation), Sekretariatin e Komunitetit Europian të Energjisë dhe aktorë vendas të sektorit elektro-energjitik.

Bursa Shqiptare e Energjisë, do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, e ndarë financiarisht dhe ligjërisht “Operatori i Sistemit të Transmetimit. Balluku tha se ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë së energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka Memorandume Mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor.

“Menjëherë me krijimin e saj, bazuar në kritere e procedura të cilat do të garantojnë që në fillim seriozitetin dhe shëndetin e Bursës Shqiptare të Energjisë, do të fillojë edhe procesi i pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksionerëve, edhe i operatorëve të tjerë të transmetimit që operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë; subjekteve të tjera të tregut të energjisë elektrike, të cilët operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë; subjekteve juridike që kanë përvojë në veprimtarinë e operimit të tregut të shkëmbimeve të energjisë elektrike në Evropë në bazë të rregullave të ngjashme me modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri; si edhe institucioneve financiare ndërkombëtare”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se hapja e bursës ndaj të gjithë operatorëve të tregut, si dhe qasja në themelimin e saj, do të garantojë funksionim të shpejtë dhe fleksibël të tregut, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptarë, transparencë financiare në sektor, si dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundrejt Komunitetit Europian të Energjisë.

g.kosovari

Next Post
Spiropali si Balla: S’ka pakt me Bashën dhe bishtat e tij

Spiropali si Balla: S'ka pakt me Bashën dhe bishtat e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

January 23, 2026
Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

January 23, 2026
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

January 23, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Opozita, humbës të palëkundur”, Gogu: Gogu: Ivanka në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Trump ndaj Ramës

January 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën

January 23, 2026
Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

Zbardhet projektligji i plotë, Policisë bashkiake i shtohen kompetencat

January 23, 2026
SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH: Keqmenaxhim i Covid-19 dhe mungesë transparence

January 23, 2026
FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

FOTO / Ivanka Trump ndan bukuritë shqiptare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale

January 23, 2026
BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In