• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa sa paga minimale, Manastirliu: Përfituan 80 studentë nga Universiteti Bujqësor

by A R
04/04/2024 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me studentët e degëve prioritare të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), të cilët kanë përfituar nga Programi i Mbështetjes me Bursa sa paga minimale.

Ministrja Manastirliu tha se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka përfituar mbështetje financiare me bursa 40,000 lekë/muaj për 80 studentë, duke theksuar vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si me interes strategjik.

“Tashmë janë bërë efektive 210 bursa sa paga minimale që janë vënë në dispozicion të Universiteteve tona, 80 prej të cilave janë bursa që janë përfituar nga Universiteti Bujqësor i  Tiranës dhe pikërisht në degët e studimit sikurse është Inxhinieria Agrare, Inxhinieria Pyjore, Biomarina, Akuakultura dhe degë të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimet territoriale në tërësi.  Bursat sa paga minimale përfitohen që nga momenti kur ju keni filluar studimet tuaja dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë muajve të studimit”,  tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Në fokus të degëve prioritare për këtë vit janë Inxhinieria Agrare me profile të ndryshme, Biologjia Marine dhe Akuakultura, Shkencat Mjedisore dhe shumë degë të tjera, që dëshmojnë gamën e gjerë të programeve që synojnë të përgatisin profesionistë të kualifikuar për sfidat aktuale dhe të ardhshme në sektorët përkatës.

“Bursat sa paga minimale janë një mbështetje për studentët, për programet tona me interes strategjik për vendin por kjo është dhe një garanci më shumë që nesër të kemi profesionistë të kualifikuar në këto fusha që janë me interes për sektorët zhvillimor, por gjithashtu janë me interes dhe për tregun e punës. Por nga ana tjetër kjo është një garanci për një punësim të sigurt nesër dhe me modalitetet e reja duam që edhe punësimin ta kanalizojmë në ato kritere të cilat të jenë më pas detyruese për struktura të veçanta të ekonomisë dhe institucioneve publike që pas përfundimit të studimeve tuaja të mundet t’iu rekrutojnë sipas të gjithë dispozitave ligjore por dhe rregullave institucionale”, tha Manastirliu.

Përveç kësaj, UBT po përparon me hapa të sigurt në rrugën e ndërkombëtarizimit, duke u bërë partner strategjik me Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU) të Vjenës. Ky bashkëpunim, përmes një projekti 4-vjeçar, synon të sjellë një reformë rrënjësore në universitet, duke përmirësuar kurrikulat dhe duke iu përgjigjur nevojave reale të tregut. Ndaj, Ministrja Manastirliu vuri theksin dhe te rëndësia e programeve të përbashkëta dhe diplomave dyfishe të universiteteve tona me institucione të njohura ndërkombëtare, duke u siguruar studentëve një perspektivë globale dhe mundësi të mëdha për zhvillim profesional.

/a.r

Next Post
“Nuk jam hermetik”, Dumani para KLP: Jam përpjekur të kufizoj rrjedhjen e informacionit në kanale jozyrtare

“Nuk jam hermetik”, Dumani para KLP: Jam përpjekur të kufizoj rrjedhjen e informacionit në kanale jozyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com