• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bursa për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë, Veliaj: “Janë regjistruar 250 fëmijët dhe të rinj; Kurset, mundësi aftësimi”

by Ardit Rada
20/12/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan po vijojnë punën për transformimin e Piramidës në një qendër të madhe të teknologjisë së informacionit, por njëkohësisht 250 të rinjtë e parë, nga mosha 12-18 vjeç, e kanë nisur mësimin në “Tumo Tirana”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të mbështesë me bursa edhe fëmijët që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. “Për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, jemi të gatshëm t’i subvencionojmë. Është mëkat të harxhosh kohën kot,  kur mund të investojmë  në aftësimin e të rinjve me një zanat apo një kurs që nesër do të japë më shumë oferta për punësim, duke ofruar dije për një botë që gjithmonë e më shumë kërkon këtë lloj aftësish që mëson TUMO”, theksoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se TUMO do të vijojë të rritet edhe në vitin e ardhshëm, ku shumë të rinj do të ndjekin një model të ri edukimi, ku ndërthuret arti dhe teknologjia. “Fakti që kemi 250 të rinjtë e parë nga mosha 12-18 vjeç, që e kanë nisur këtë udhëtim, është shumë inkurajues. Imagjino ç’mund të bëjmë vitin e ardhshëm, ku me gjasa do kemi një fushatë vaksinimi, do kthehemi në normalitet, dhe do duhet të ndezim motorët e ambicieve dhe të energjive tona më të mira”, deklaroi Veliaj.

Bashkë-drejtori ekzekutiv i AADF-së,  Martin Mata, siguroi se Piramida do të jetë shumë shpejt gati, për të mikpritur fëmijët që do të mësojnë gjuhën e kodimit. TUMO Tirana është qendra më e madhe e teknologjisë që synon të aftësojë të rinjtë me njohuritë e shek. të 21, duke ofruar kurrikula në fushën e inovacionit dhe artit. TUMO Tirana është një qendër pas shkolle për fëmijë të grupmoshës 12-18 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të zbulojnë pasionin e tyre në 8 disiplina të ndryshme, si Animation, Graphic Design, Game Development, Film Making, Music, Programming, Robotics, 3D Modelling. Ndërsa përgatitet projekti i transformimit më të rëndësishëm në kryeqytet, Piramida e Tiranës, e cila do të jetë dhe shtëpia e përhershme e TUMO Tirana, përkohësisht TUMO Tirana po operon në Qendrën Arena./a.p

Next Post
Prizren/Ekzekutohen me armë zjarri brenda në shtëpi babë e bijë

Ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In