• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Burri u bë tutori im, më nxirrte në rrugë kur isha shtatzënë”, rrëfimi rrëqethës i Inës

by Java News
13/11/2019 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan u rrëfye historia e një nëne, ish-viktimë e trafikut. Ajo preferoi të qëndronte anonime, prandaj është rënë dakord që gjatë emisionit ta thërrasin Ina. Në moshën 15-vjeçare, ajo jetoi vetëm në Vlorë pasi prindërit u dënuan për një krim makabër. Ata vranë djalin e tyre. Ina rrëfeu se babai ishte i dhunshëm.

“Babi pinte dhe nga pija e sipër nuk dinte se çfarë bënte. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ai vrau fëmijën e vet dy muajsh. Nëna për moskallëzim krimi shkoi në burg. Ne kemi qenë në gjumë. Kur jam ngritur në mëngjes kemi parë sëpatën me gjak dhe kërcurin. Pasi e pyesim mamin disa herë ku është vëllai, ajo nga gënjente thoshte që është te daja. Pasi unë kam mbushur 12 vjeçe kam zbuluar se si ishte e vërteta dhe shkova i tregova policisë. Shkova për të shpëtuar vëllezërit e mi dhe veten time. Ai na rrihte me çfarë të kishte në dorë, me rrip pantallonash, me mashë. Unë mbeta vetëm me dy vëllezërit. Vëllezërit i mori xhaxhai kurse mua më mori daja”, tregoi ajo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2001. Vëllezërit e Inës janë më të vegjël se ajo, ndërsa Ina shprehet se nuk takohet me babain se ka frikë që do të hakmerret. Me nënën është takuar vetëm njëherë.

Ndërkohë pasi shkon të jetojë me dajën, ai vendos ta martojë me një person nga Vlora, por jo në formë zyrtare. Këtu gruaja ra pre e trafikimit. Bashkëshorti i saj merrej me shitje droge edhe me trafikim femrash. Ina qëndroi rreth dy vjet me të. Ajo rrëfeu se ish-bashkëjetuesi i saj e shfrytëzoi edhe pse ishte shtatzënë.

“Pas dy tre muajsh martesë filloi të më nxirrte në rrugë. Në Vlorë. Kjo vazhdoi deri në muajt që kam lindur djalin, më ka kapur policia. Kam qenë përjashta. Unë kam qenë e martuar me të dhe ai vazhdonte rrugën që kishte nisur. Ai kishte dhe vajza të tjera, por ato të tjerat i kishte jashtë shtetit. Ai më nxirrte në Shqipëri”, tha ajo.

Pas dy vjetësh ajo lindi një djalë. Në vitin 2011, Ina u mor në mbrojtje nga një qendër rezidenciale. Në këtë qendër, ajo lindi edhe fëmijën, fryt i bashkëjetesës. Djali sot është 7 vjeç e gjysmë. Gruaja ka dalë nga qendra që në vitin 2016, por ende sot e kësaj dite nuk ka arritur të integrohet. Ajo ka punuar në të zezë për shumë kohë dhe nuk gjen një punë për të jetuar në kushte minimale. Nëna sot bën apel për ndihmë.

“Nuk kam gjetur punë. E kam shtyrë me një punë të zezë. Kam qenë me një qira shumë të ulët. Kam punuar sanitare. Unë nuk kërkoj as psikologe… unë kërkoj të kem një punë dhe të vazhdoj jetën normale. Të mos ndihem e përgojuar, e përbuzur nga njerëzit ku jetoj”, tha gruaja.

Next Post
Përplasjet mbi Kushtetuesen, gazetari: Kjo krizë nuk zgjidhet me procedurë, procesi i nisur keq që në zanafillë

Përplasjet mbi Kushtetuesen, gazetari: Kjo krizë nuk zgjidhet me procedurë, procesi i nisur keq që në zanafillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama: Eurodeputetë që erdhën në protestën e Tiranës, votuan pro rezolutës. Opozita iku për të dalë në fotoprotestë…

July 9, 2026
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

July 9, 2026
Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

July 9, 2026
Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

July 9, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

July 9, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In