• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri shqiptar në burg për drogë, policja britanike me “Audi” luksoz: Nuk e dija, ai ishte kuzhinier i futbollistëve…

by A R
12/12/2022 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një police në Britaninë e Madhe është shkarkuar nga forca e sigurisë pasi pretendimet e saj se nuk ishte në dijeni të aktiviteteve kriminale të bashkëshortit shqiptar u mohuan. Mediat britanike shkruajnë se Rasvinder Agalliu jetonte një jetë luksoze me makina të shpejta e të shtrenjta dhe rroba luksoze. Por duket se oficerja e policisë e kishte mbyllur një sy sa i takonte marrëdhënies në çift.

E reja, e cila është edhe modele, dori para prokurorisë në lidhje me këtë çështje. Por ndaj saj nuk kishte mjaftueshëm prova dhe akuzat ndaj saj ranë. 47-vjeçarja është martuar me Julian Agalliun. Ata jetonin së bashku në një pronë me qira, ku pagesa në fund të muajit shkonte në 5 mijë Paund. Përveç kësaj, ish-polices i pëlqente jeta e luksit. Ajo përdorte një Audi 70 000 Paund dhe veshje si Louis Vuitton.

Gjithçka doli në dritë pas arrestimit të Julianit për trafik droge. 47-vjeçarja ka dëshmuar se jetesën e siguronin falë punës së Julianit… Por për këtë pretendonte se burri i saj ishte kuzhinier privat i futbollistëve dhe merrte një rrogë nga 1 mijë deri në 4 mijë Paund në Javë. Po ashtu, ajo ka shtuar se burri i merrte paratë cash dhe nuk paguante taksa. Por edhe këtu, autoritetet e kapën mat, pasi sipas tyre duhej që Agalliu të ishte bërë dyshuese ndaj burrit të saj duke qenë se ishte edhe police.

Por deklaratat e gruas binin ndesh dhe gjithçka lidhej me jetën luksoze të çiftit. Në shtëpinë e tyre më 25 Qershor 2020 u gjetën lëndë narkotike të Klasit A, pajisje për prerjen e drogës, sasi të mëdha parash dhe një radio policore. Në një kontroll tjetër u gjetën pranga, pajisje uniformash si dhe disa dokumente lidhur me një disk pyetësorësh që bënin fjalë për një hetim. Julian Agalliu, sipas autoriteteve britanike, përdorte Encrochat për të komunikuar me rrjetin e tij të trafikut të drogës. Ai pritet të dënohet më 9 Shkurt.

Next Post
Kush fshihet pas ‘Homeland Justice’ në Telegram? Hackerat akuzojnë për një grup fals me 26 mijë anëtarë

Kush fshihet pas ‘Homeland Justice’ në Telegram? Hackerat akuzojnë për një grup fals me 26 mijë anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com