Policia italiane ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar, me iniciale G.V, i cili kërcënoi me vrasje ish-gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Padova dhe sipas mediave italiane, burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke i thënë “zbrit poshtë do të të vras”.
Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.
Shqiptari u arrestua të shtunën përpara banesës së ish-gruas, e cila prej më shumë se një viti ishte strehuar aty pas dhunës sistematike të bashkëshortit./a.p