Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Policia thotë se një grua është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.
Ishte bashkëjetuesi i të ndierës që konstatoi ngjarjen dhe njoftoi autoritetet.
Nga rezultatet e para të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është vërtetuar se gruaja ka pasur lëndime në kokë.
“Në ora 08:20 në SPB Ohër, S.D ka paraqitur se në shtëpi në afërsi të spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër ka gjetur të vdekur M.M (35) nga Ohri. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe ka vërtetuar lëndime në kokë”, thuhet në raportin e policisë.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyeja e vdekjes.
/a.r