• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

by Lorenc Vangjeli
10/03/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Njeriu i fundit në Partinë Demokratike që nuk e ka kuptuar ende se kryetari legal i saj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme, është vetë Lulzim Basha. Por edhe kjo është çështje kohe deri sa të ndodhë realisht. Agonia e zgjatur, që herët a vonë do të përfundojë po në këtë formë, nuk i bën mirë as atyre që presin dorëzimin e çelësit të derës, as atyre që po rrinë mbas dere me shpresë se do të marrin çelësin për vete dhe as vetë njeriut që e kapërceu atë prag dere në vitin e largët 2013, si një premtim për politikë ndryshe dhe që u soll në mënyrë tmerrësisht identike me pjesën më të keqe të politikës shqiptare në vite. Asaj pjese thelbësore të saj që e sheh pushtetin jo si mjet të nevojshëm për të realizuar qëllime të mira, por si qëllim të vetëm drejt të cilit mund të shkohet edhe me mjete të liga.

Eshtë vetëm çështje kohe deri sa Lulzim Basha të paketojë pjesën e fundit të dinjitetit vetjak që i ka mbetur mbas serialit të pandalur të humbjeve dhe të largohet për të hapur garën në PD. Ndryshe, njeriu që pretendon se aktin e parë politik e ka bërë me pantallona të shkurtëra, në 20 shkurt 1991, me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, do të mbetet përjetësisht burri me pantallona të shkurtëra i politikës shqiptare, burri që i është bërë barrë PD-së dhe që do të ketë fat statuje në oborrin e SHQUP-it. Do të kujtohet si Piter Pani që nuk arriti të spikasë as në mes asaj valange qesharake me politikanë Fast Food-i, me identitet të rremë dhe rëndësi imagjinare që i japin vetes. Nga ai tip personazhi që ndryshon njëri nga tjetri vetëm nga kravata dhe spikat mbi tjetrin vetëm nga fustani.

Të sulmosh sot Lulzim Bashën është mëkat! Është njëlloj si t’i grabisësh jetimit bukën nga goja. Pikërisht bukën nga goja tentuan t’i rrëmbejnë dje kryetarit legal dhe formal të partisë, pothuaj të gjithë deputetët e grupit të tij parlamentar. Një pjesë e madhe e të cilëve, ishin emra totalisht të panjohur për publikun, një pjesë tjetër që ishte fshehur prej muajsh në xhepin e pasëm të pantallonave të shkurtra të Lulit dhe ca pak të tjerë që u dhemb opozita. Ata i binin Bashës që t’i dëgjonte Berisha. Kërkuan hapjen në mënyrë legale dhe formale të garës në PD. Është e pabesueshme sesa shpejt do të rrokullisen ngjarjet në këtë drejtim, me gjasë shoqëruar edhe me shmangien e Sali Berishës nga gara e shtyrë e 22 marsit. Ka shumë mundësi logjike, që ideja e nevojës për një periudhë tranzitore në drejtimin e PD-së, për krijimin e një këshilli drejtues prej pesë vetësh, do të fitojë shumë më shumë terren nesër, si e vetja linjë logjike që ndihmon në rimëkëmbje; një këshill i ngritur sipas parimit latin, “I parë mes të barabartësh”, është zgjidhja e vetme mes oreksesh që janë deklaruar si uri për karrierë. Kjo mënyrë që socialistët e kanë përdorur në vitet e zymta 90-të, kur partinë e drejtonin nënkryetarët sepse kryetarin e kishin në burg politik, vlen edhe për demokratët që sot për sot, kryetari i të cilëve vazhdon ende të jetojë në një botë paralele dhe jo reale.

Që tani ka nisur të shfaqen zërat që kërkojnë të ndërtojnë identikitin e kryetarit të ardhshëm të PD-së. Dy kandidaturat e vetëshpallura jo me zë, por me ambicie, jo me akte, por me shpresa, janë përfaqësuese të dy linjave mjaft të tensionuara në PD. E para, Jorida Tabaku nënkryetare e PD-së dhe Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm nga njëra anë dhe nënkryetarja tjetër Grida Duma dhe Ervin Salianji nga ana tjetër. Në thelb, ideja nuk është e keqe: Ramën e mund vetëm një grua, për momentin! Rama mundet vetëm duke qenë ndryshe prej tij. Një portret femëror në krye të partisë, do të ishte vërtet një investim i mençur për të shmangur atë turmë të pafundme që popullon oborrin e PD-së, me burra që sillen si gra dhe gra që imitojnë burrat në sjellje, siç thonë gjithë ligësi e pa të drejtë cinikët brenda vetë PD-së për Bardhin dhe Salianjin.

Pavarësisht të gjithave, kryetari post Basha duhet të ketë një cilësi që ai vetë nuk e ka pasur që në krye të herës. Duhet të jetë i pashantazhueshëm! Basha është sjellë në vite, me akte dhe jo fjalë, si aleat i Ramës. Dhe kryeministri jo njëherë ka lënë të nënkuptohej atë që Berisha e thoshte troç: “Rama e ka blerë Lulin!”, por pa thënë se edhe ai vetë është sjellë si një aleat i jashtëzakonshëm në të gjitha fitoret e Ramës. Me një ndryshim të vetëm nga Basha: Berisha i është dhënë Ramës falas!

Kundërshtari i nesërm i Ramës nuk duhet të ketë kurrsesi ato zonat me hije që kundërshtari mund ti shantazhojë. Grida Duma, për shembull, pavarësisht se ka peliçe të shtrenjta në garderobën e saj të hijshme, krahas tyre fsheh mëkate të së shkuarës në dollap. Ka një sërë minash të mbuluara, të cilave u ka rënë anash, por që rrezikon t’i shkelë dhe t’ja shkelin që ditën që do të tentonte derën e kryetarit. Ndërkohë që Jorida Tabaku, shumë më e përkorë dhe e përmbajtur se shumica dërmuese e kolegëve të saj në politikë, kreu gabimin e jetës duke menduar se po ndërtonte triumfin e jetës. Komisioni për inceneratorët prodhoi armiq të fuqishëm për Tabakun, jo thjesht për shkak se ajo i sulmoi, por sepse sulmi nuk ishte falas. Hesapi me pazar dhe pazari që bëri hesap për inceneratorët dhe copëza të tjera të faulleve të hershme të zonjës Tabaku, ka kohë që kanë mbushur fletët e një dosjeje politike që mund të fillojë të bëhet publike copë mbas cope. Të tjerë personazhe janë në radhë, secili duke shpresuar për veten jo sepse ndjehen superorë ndaj të tjerëve, por sepse pazari për kryetar ka rënë në një pikë të frikshme sepse në PD as Enveri nuk ka vdekur siç do të donin dhe as Ramizi nuk do të iki!

Pavarësisht të gjithave, mbas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, lajmi i mirë më së fundmi ka mbërritur edhe në PD edhe për pesimistët më të dëshpëruar të kësaj partie. Edhe në ëndrrat e Edi Ramës, PD-ja nuk mund të bëhet nesër më keq sesa është sot!

Next Post
S’ka paqe/ Rusët po vrasin edhe civilët në Ukrainë, Britania kërcënon Putinin në rast të përdorimit të armëve kimike: Ndërhyjmë

S’ka paqe/ Rusët po vrasin edhe civilët në Ukrainë, Britania kërcënon Putinin në rast të përdorimit të armëve kimike: Ndërhyjmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com