• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri i plagosur, i martuar me dy gra e tetë fëmijë

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja e dytë e një myslimani të devotshëm nuk e ka përballuar dot më jetesën “treshe”. Pas jetës ferr prej 15 vitesh, ku bashkë me të dhe të shoqin jetonte edhe një grua tjetër, ajo e ka qëlluar gjashtë herë me thikë bashkëshortin, teksa ai ndodhej në gjumë, shkruan Panorama.

Ngjarja ndodhi në Bulqizë dhe fatmirësisht, 45-vjeçari, Besnik Basha, ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërsa gruaja e tij, Rudina Basha, 36 vjeçe, dhe nënë e gjashtë djemve, është arrestuar.

MARTESA

I plagosuri me thikë, Besnik Basha, kishte me gruan e dytë, Rudina Basha, gjashtë fëmijë, të gjithë djem. Më i madhi është 14 vjeç dhe më i vogli 5 vjeç. Ata janë martuar 15 vjet më parë, në vitin 2001.

Sakaq me gruan e parë ai kishte dy vajza dhe dy djem. Fëmija më i madh i gruas së parë është 22 vjeç dhe më i vogli 12 vjeç. Me gruan e parë Besniku ishte martuar në vjeshtën e vitit 1993, por siç mësohet, nuk kishte kryer celebrim me të.

Banorë të fshatit të tij thonë se Besnik Basha ishte “betuar” se do të merrte deri në shtatë gra, siç thuhet në Kuran. Ai ishte besimtar i devotshëm, me mjekër, ndërkohë që edhe gruaja e tij e dytë mbante ferexhe.

Gruaja e ligjshme, Rudina, prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe konflikte me bashkëshortin, Besnik Basha, lindur e banues në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Ky i fundit i mbante të dyja gratë në banesën e tij, në fshatin e largët të Bulqizës, por, me sa duket, ajo nuk e ka kapërdirë dot më faktin se i shoqi bënte më shumë për gruan e parë. Referuar riteve të hershme, ai kishte caktuar një “kalendar” për të fjetur me dy gratë, herë me njërën e herë me tjetrën.

Me siguri kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te 36-vjeçarja. Të afërm të saj i thanë Policisë se Rudina kohët e fundit ishte rënduar psikologjikisht për shkak të debateve në familje. Banorë të fshatit malor bënë të ditur se dy muaj më parë, Rudina Basha e kishte braktisur bashkëshortin Besnik Basha dhe ishte vendosur në një shtëpi me qira në Qytetin e Ri, në Bulqizë.

“Rudina, pas sherrit që pati me burrin dhe gruan e parë të tij, u largua nga fshati. Nuk duroi varfërinë dhe keqtrajtimin e tij. Donte të rriste fëmijët. U largua pa bërë zë, pa u ndjerë”, thanë banorë të fshatit Dragu. Pasi u vendos në qytetin e Bulqizës, ajo nisi kujdesin për gjashtë djemtë e saj, më i madhi 14 vjeç dhe i vogli 5 vjeç. Grumbullonte krom, trajtohej me ndihmë ekonomike nga bashkia dhe ndihmohej nga të afërmit.

BW/d.i.

 

Next Post

Do na mungojë ‘Zogu i Tiranës’, Aldo: Më vjen për të qarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In