Tri vajza të moshës rreth 30 vjeçare kanë bërë kallëzim penal ndaj një burri nga Shijaku që i shqetësonte ato përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
Pasi arrinte t’u gjente numrat dhe adresat e kontaktit, 50 vjecaro me iniciale K.K. i ofendonte rëndë duke përdorur fjalor banal.
Në njoftimin e policisë thuhet: Shtetasi K.K., vjeç 50 banues në Shijak, akuzohet se nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës; ndaj shtetases M.L. vjeç 31, banuese në Durrës dhe ndaj shtetases K.K. vjeç 28, banuese në Shijak.
ma.me