• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

“Burri më rrihte derisa humbisja ndjenjat”, kampionia botës rrëfen jetën e saj

by Java News
04/02/2019 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ai më rrihte, gjuante, më mbyste derisa ngelja pa ndjenja, më mbulonte fytyrën me jastëkë, më dhunonte për orë të tërë, më qëllonte me thikë dhe më thoshte se do më vriste mua dhe djemtë, pastaj veten.”

Bec Raëlings, e konsideruar “Mbretëresha e boksit”, kujtoi momentet e terrorrit ndërsa jetonte me një burrë që ushtronte dhunë ndaj saj.

Megjithëse australianja 29-vjeçare nuk qan më kur flet për martesën e saj të mjerë, disa plagë kurrë nuk do të shërohen për të.

Rreth gjashtë vite më parë, nuk mund të flinte pa frikën se bashkëshorti do ta vriste.

“Jam gjallë, mbijetova,”-shprehet ajo.

Ish-luftëtarja e UFC, nënë e dy djemve, kampione e boksit, ka folur hapur për dhimbjen e saj pasi dëshiron të ndihmojë të gjitha femrat që vuajnë ashtu siç ka vuajtur ajo dikur.

Ajo dëshiron ti tregojë viktimave të abuzimit se nuk duhet të fajësojnë veten dhe se nuk janë të dobta.

“Unë jam përkufizimi i një gruaje të fuqishme. Nëse kjo ndodhi me mua, do të thotë se mund të ndodhë me këdo,”-tha Bec.

Raëlings nuk ngriti padi kundër ish-bashkëshortit Dan Hyatt, babait të fëmijës së saj më të vogël.

Që kur lidhja e tyre përfundoi, ish-boksieri i MMA, Hyatt është shpallur fajtor për abuzimin fizik dhe emocional të të dashurave të tij. Dhe Raëlings i vjen keq që çështja e saj nuk kaloi në gjyq.

“Mund ti kisha shpëtuar vajzat e tjera nëse do e kisha akuzuar,”-shtoi ajo, me dëshpërim. “Mënyra e vetme që më ka ngelur për ta bërë këtë është të tregoj historinë time. Shpresoj se nëse dikush që e lexon dhe e kupton se kjo më ka ndodhur mua, që dukem një grua e fortë dhe e patrembur, atëherë mund ti ndodhë kujtdo. Nuk do të thotë se je i dobët, nuk jeni patetikë sepse kështu u ndjeva unë.”

Me shumë guxim, Raëlings vendosi që të merrte dy djemtë e saj Enson dhe Zake, e të largohej nga shtëpia e saj në vitin 2013. Por po të mos kishte qenë për dy djemtë e saj, australianja shprehet se ndodhta do kishte qëndruar në atë marrëdhënie abuzive fizike dhe emocionale.

“U largova për të shpëtuar fëmijët,”-tha ajo. “Sapo më kërcënoi se do ti lëndonte, ika. Nëse s’do ishte për djemtë, nuk do isha larguar kurrë.”

Raëlings u takua me Hyatt në 2010 dhe brenda tre muajsh, bosierja thotë se ai filloi ti ulte vlerat. AI luante me mendjen e saj dhe e torturonte. Kjo torturë u kthye fizike kur Raëlings mbeti shtatzënë me Enson. Dhuna ishte e pamëshirshme, ishte e pranishme çdo ditë dhe si një ferr për të.

Por nga frika ajo qëndoi me ish-bashkëshortin.

“Ai ishte vetë boksier, kështu që edhe nëse përpiqesha nuk do e mundja dot. Ishte e pamundur për mua të mbroja veten. Ai më digjte rrobat. Më thoshte gjithmonë se nëse ika do më gjente dhe vriste së bashku me familjen time.”

Hyatt u lirua nga burgu tetë muaj më parë dhe në një email për CNN, australiani e përshkroi marrëdhënien e tij me Rawlings si “toksike” dhe “të paqëndrueshme”.

Por hodhi poshtë pretendimet e dhunës të bërë nga ajo dhe i përshkroi pretendimet e saj se i kërconi të vriste djemtë si të ‘pështira’.

“Bec është po aq viktimë e marrëdhënies sonë, ashtu siç isha vetë,”-shkroi ai.

Next Post
Pedagogët nisin grevën, bojkotohet mësimi te Fakultetit të Shkencave Sociale

Pedagogët nisin grevën, bojkotohet mësimi te Fakultetit të Shkencave Sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In