• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Burri më lidhte me litar, vjehrri i paralizuar më kërkonte seks”

by A R
16/05/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim i ngjashëm me historitë e filmave thriller është bërë paara autoriteteve ligjzbatuese nga një vajzë e re 20-vjeçare, ku ajo ka akuzuar për dhunë bashkëshortin e saj por edhe vjehrrin.

E reja me inicialet M.L. disa ditë pasi u martua me shtetasin B.B. nga Tirana. Ajo rrëfeu se bashkëshorti e lidhte dhe e rrihte, me kërkesë të vjehrrit të saj. Gjithçka sipas vajzës nisi 4 ditë pasi ata u martuan. Ajo shkoi deri atje sa dëshmoi se vjehrri i saj invalid e nagcmonte seksualisht sa herë që burri nuk ndodhej në banesë. Por e gjithë historia e treguar nga 20-vjeçarja rezultoi një sajesë e saj, dhe për këtë ajo u dënua nga Gjykata e Tiranës për veprën e “Kallëzimit të rremë”.

Gjithçka u faktua pasi vajza kishte bërë në trup disa shenja dhe pretendonte se i kishte nga dhuna e bashkëshortit, por ekspertiza mjekoligjore tregoi se shenjat ishin të freskëta, dhe nuk ishin bërë për kohën kur ajo bëri kallëzimin. Sipas hetimeve, rezulton se vajza pasi sajoi historinë, i shkaktoi vetes shenjat në trup dhe më pas iu drejtua policisë me kallëzim të rremë. Po, ashtu deklaratat që ajo dha në polici dhe para gjykatës, rezultojnë me një sërë kontradiktash. Kto shtuan dyshimet tek hetuesit që vërtetuan mashtrimet e vajzës. Në fund gjykata e dënoi atë me 140 mijë lekë të reja.

Dhuna dhe ngacmimet e vjehrrit

Javanews sjell historinë e rrëfyer nga vajza, që në fund rezultoi të jetë e sajuar. Që nga akuzat e bashkëshortit për tradhëti, lidhja me lietar e deri te ngacmimet e vjehrrit. Asgjë prej këtyre nuk kishte ndodhur në të vërtetë. Ja një pjesë e rrëfimit:

Sherrin, e ka filluar vjehrri G. B., i cili i tha djalit te tije (burrit tim), ne telefon, kur ky i fundit ishte me mua ne dhome, qe ti duhet ta rrahesh gruan, per te shikuar mundesine qe ajo te largohet nga shtepia.  Une, deklaron M., e degjova kete bisede, pasi B. nuk u tregua i kujdesshem ne kete moment me telefonin. Pasi mori kete porosi B. me rrahu, une i them se ti me fjalet e babait tend me rreh mua? Çfare problemi apo gabimi bera une qe ju doni te me rrihni? B. me thote se une kam marre dijeni nga nje shoku im se ti ke te dashur, prandaj dhe per kete fakt ti do te ndeshkohesh. B. me goditi me grushta dhe pellembe ne koke e pjese te tjera te trupit (rast te cilin ajo nuk e ka denoncuar). Ajo pretendon se po ate dite (dita e katert e marteses se tyre), B. se bashku me babain e tij G. B. e kane lidhur me litar rreth ores 08.00 te mengjezit dhe e kane zgjidhur ne oren 16.00 pasdite. Ne lidhje me kete veprim te B., M. L. deklaron se: “une nuk i tregova njeriu  ne lidhje me dhunen qe ushtruan keto dy persona ndaj meje”. Pas dy javeve martese, B. B. eshte larguar nga shtepia e tij duke i thene babait te tij G. qe ta dergonin tek prinderit e saj M. L.. Nderkohe ne kallezim M. L. pretendon se eshte ngacmuar seksualisht nga “vjehrri” G. B., duke deklaruar se: “…, pas nje jave martese, ndersa B. ishte ne pune, vjehrri i cili eshte i paralizuar (ecen ne karroce me rrota), kur une levizja neper shtepi per te bere punet, ai me vjen afer me karroce dhe me thote: “ke deshire te kryejme marredhenie seksuale bashke”. M. L. deklaron se i eshte pergjigjur me fjalet: “si nuk ke turp, une nuk jam martuar me ty, po jam martuar me djalin tend”. Ai, vazhdon deklarimin M. L., me pergjigjet duke me thene, “po e di qe ti je martuar me djalin tim, por ti do te kryesh marredhenie edhe me mua se perndryshe une do ti them djalit tim te te ndaje”. Une i them, vazhdon deklarimin M. L., “çfare prindi je ti qe provokon renë tende. Je dhe burre i moshuar”./Javanews/a.m.

Next Post

Ekspertët: Ju tregojmë IMSI Catcher, paisjen e përgjimit që futi në sherr shtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In