• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burri më dhunonte kur isha shtatzënë, më kërcënonte se do më vriste familjen”/ Dëshmia tronditëse e gruas dhe apeli për gratë e tjera

by Java News
17/12/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv sjell rrëfimin ekskluziv të një gruaje shkodrane, dje të dhunuar nga bashkëshorti, ndërsa sot me zërin e fortë të protestës ndaj të gjitha grave që mund të kenë heshtur si ajo dikur. Gruaja rrëfen se është dhunuar edhe gjatë shtatzënisë. Që prej kohës kur mbeti shtatzënë, e deri më sot, nëna e dy fëmijëve nuk ka kaluar asnjë ditë të qetë. Momenti më i vështirë për të do të mbetet humbja e foshnjës së palindur, për shkak të dhunës barbare nga ish-bashkëshorti.

“Dhuna në familje tek unë ka filluar që kur kam ngel shtatzënë deri ditën kur jam ndarë. “Non stop”, dhunë fizike dhe psikologjike. Më tepër ka qenë dhuna fizike për mosardhjen në jetë të fëmijëve dhe probleme të ndryshme, pijet alkoolike…dhuna ka qenë sistematike. Shumë here kam shkuar për lindje të parakohshme në spitale, por nuk kam pas forcën për të bërë denoncim….”, tregon gruaja.

Por, çfarë e pengonte 40-vjeçaren të bënte denoncim?

“Ai më thoshte të vras vëllanë. babën, vazhdimisht ky presioni, duke hëngër këtë presion kam qendrur nën dhunë. Unë për vete e kam duruar, por kur erdhi puna tek fëmijët thashë “Stop!”. Fëmijët ishin të porsalindur ai i shkapiste se nuk dinte ca bënte kur ishte me kriza, rrihte njërin e rrihte tjetrin. Nuk e kam denoncuar asnjëherë në polici se kam pasur frikë gjithmonë dhe unë gjithmonë kam luftuar e vetme”, vijon ajo.

Presioni ndaj gruas së dhunuar për vite me radhë, vijon edhe sot. Edhe pse ajo është divorcuar, edhe pse po i rrit 2 fëmijët e saj në një qendër sociale, mes vështirësish të papërshkrueshme…

Po vazhdon edhe sot edhe pse ka 6 vite që jam ndarë, por sot nuk e kam më frikë…Njeriu duhet me qenë vetvetja se kur nuk je vetvetja nuk mundesh me bë asgjë. Unë e kam bërë për hatrin e fëmijëve…

40-vjeçarja, në intervistën për Report Tv u bën thirrje grave të mos bëjnë gabimin e saj, por t’u ikin kthetrave të dhunës

“Në radhë të parë të jenë vetvetja të marrin forcën, të shohin dhe ardhmen e fëmijëve. Sepse nëse të bën presion në familje, asgjë nuk e gjen askënd. Po kështu frika tjetër e femrave është se pasi të ndahen mbeten pa shpi, por duhet tu drejtohen qendrave, sepse shtet nuk kemi me na mbështet nga ana financiare. Gruaja duhet të gjejë forcën, sepse kur ka dhunë në familje çdo gjë tjetër ka marrë fund”, rrëfen mos emocionesh nwna e 2 fwmijwve.

Një apel të fortë, nëna e dy fëmijëve e ka edhe për shtetin

“Shteti thotë “dil e puno”, por nuk merr parasysh se gratë e dhunuara mund të kenë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë ku ti lënë… Çdo apel për ndihmë nga shteti deri tani ka rënë në vesh të shurdhët, por e mira është që edhe media ta trajtojë këtë teme sepse zëri i grave të dhunuara duhet të dëgjohet!

Si nisi dhuna si u përballet?

Dhuna në familje tek unë ka filluar që kur kam ngel shtatzënë deri ditën kur jam ndarë. “Non stop”, dhunë fizike dhe psikologjike. Më tepër ka qenë dhuna fizike për mosardhjen në jetë të fëmijëve dhe probleme të ndryshme, pijet alkoolike…dhuna ka qenë sistematike. Shumë here kam shkuar për lindje të parakohshme në spitale, por nuk kam pas forcën për të bërë denoncim….

Çfarë ju pengonte?

Presioni nga ish-bashkëshorti. Sepse ne kemi një familje, ajo familja ishte pika kryesore që unë e haja presionin deri një ditë që thashë të bëhet çfarë të bëhet, ai më thoshte të vras vëllanë babën, vazhdimisht ky presioni, duke hëngër këtë presion kam qëndruar nën dhunë. Unë për vete e kam duruar, por kur erdhi puna tek fëmijët thashë “Stop!”. Fëmijët erdhën në jetë me sakrificë. Fëmijët ishin të porsalindur ai i shkapiste se nuk dinte ca bënte kur ishte me kriza, rrihte njërin e rrihte tjetrin. Aty mendova se është e kotë me e shty më gjatë se pas lindjes së fëmijëve ai u bë më keq. Nuk e kam denoncuar asnjëherë në polici se kam pasur frikë gjithmonë dhe unë gjithmonë kam luftuar e vetme.

Si erdhi zgjidhja?

Pak e vështirë zgjidhja por ia kam dalë! Kur vendosa me e lënë bashkëshortin shumë njerëz ishin kundër se nuk e dinin dhunën që unë përjetoja. Kur kam vendos këtë gjë e kam vendos e vetme dhe thashë “Stop!” edhe se do të vazhdoj të vuaj njëfarë kohe dhe atëherë në një fare mënyre do ia dalim fëmijëve (unë dhe fëmijët), por shyqyr zotit ka edhe njerëz të mirë.

A vazhdon presioni?

Po vazhdon edhe sot edhe pse ka 6 vite që jam ndarë, por sot nuk e kam më frikë…Njeriu duhet me qenë vetvetja se kur nuk je vetvetja nuk mundesh me bë asgjë. Unë e kam bërë për hatrin e fëmijëve…

Apeli juaj për gratë e dhunuara?

Thirrja ime për gratë: Në radhë të parë të jenë vetvetja të marrin forcën, të shohin dhe ardhmen e fëmijëve. Sepse nëse të bën presion në familje, asgjë nuk e gjen askënd. Po kështu frika tjetër e femrave është se pasi të ndahen mbeten pa shpi, por duhet tu drejtohen qendrave, sepse shtet nuk kemi me na mbështet nga ana financiare. Unë kam ardhur në një shoqatë dhe më kanë strehuar, unë punoj gjatë ditës dhe fle tek qendra bashkë me fëmijët e mi. Gruaja duhet të gjejë forcën, sepse kur ka dhunë në familje çdo gjë tjetër ka marrë fund.

Unë e kam marrë një mbështetje nga bashkia dhe qendra sociale, por shteti duhet të marrë masa se gratë e dhunuara jetojnë në plastmas pa ngrënë pa pirë, fëmijët vuajnë, por shteti nuk bën asgjë. Shteti thotë “dil e puno”, por nuk merr parasysh se gratë e dhunuara mund të kenë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë ku ti lënë… Çdo apel për ndihmë nga shteti deri tani ka rënë në vesh të shurdhët, por e mira është që edhe media ta trajtojë këtë teme sepse zëri i grave të dhunuara duhet të dëgjohet!/m.j

Next Post
Lirohet nga detyra drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ja kush e zëvendëson. Emri

Lirohet nga detyra drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ja kush e zëvendëson. Emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In