• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burri i shtetit foli”/ Nora Malaj pas konferencës së jashtëzakonshme të Metës: Krenari për presidentin e vendit tim

by Java News
22/11/2019 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tashmë burri i shtetit foli. E para është Kushtetuta dhe Shteti sovranë! Faleminderit dhe krenari për Presidentin e Republikës së vendit tim!”, kështu shkruan Nora Malaj nga LSI pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme në presidencë dhe është shprehur se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Postimi i Nora Malaj

“Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar fjalën “Fund” mund të gjejnë forcën për të shkruar fjalën “Fillim” , – thotë një shprehje e vjetër.
Tashmë burri i shtetit foli. E para është Kushtetuta dhe Shteti sovranë! Faleminderit dhe krenari për Presidentin e Republikës së vendit tim!
Populli ka kohë që ka folur ! Me sontazhe dhe bojkot kanë treguar se 86 për qind janë kundra kapjes së drejtësisë nga politika!

Departamenti i ShBA foli , qartë dhe prerë, askush nuk është mbi ligjin!

“Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilave qeveriset një vend.

E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ’98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend.

Kjo kushtetutë që ende gëzon respektin dhe nderimin më të madh të të gjithë qytetarëve shqiptarë, fatkeqësisht u zhbë brenda natës nga marrëveshja politike e vitit 2008.

Sot jemi në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt;

Ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me atë legjislativ;

Ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës;

Ku numrin kushtetues prej 140 deputetësh të Kuvendit nuk e plotëson dot më;

Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime një-partiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore;

Ku vendi është lënë qëllimisht për dy vite rradhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon kushtetuta;

Ku vendi dhe qytetarët janë lënë pa Gjykatë të Lartë, si pasojë e së cilës janë mbivendosur mbi 32.000 çështje gjyqësore, që do të kërkonin të paktën 20 vite për t’i trajtuar;

– pra me këto afate një pensionist mund të mos arrijë ta gëzojë asnjëherë pensionin që i takon.

Ku Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh në mënyrë antikushtetuese, për të korrur rezultatet mahnitëse që nuk i mbron dot as vetë;

Ku dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë, bizneset, etj;

Ku kanë kaluar rreth 20 ligje antikushtetuese dhe që cënojnë hapur interesin publik;

Ku qeveria për të pasuruar një kastë që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme;

Ku fjala e lirë është zëvendësuar nga çensura dhe autoçensura në shërbim të propagandës;

Ku Shqipëria zhytet poshtë e më poshtë në të gjithë treguesit politikë, ekonomikë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore;

Ku vendi po shpopullohet pa ndalim;

Ku si rezultat i sukseseve imagjinare në Shqipëri nuk ka më asnjë investim serioz as nga ShBA, as nga Gjermania, as nga Franca, as nga Italia, e as nga Britania;

Ndaj është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit!

Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë por me Kushtetutë!

Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës!”

Presidenti Ilir Meta

Krenar për Presidentin e Republikës Ilir Meta, për presidentin e vendit tim!

g.kosovari

Next Post
“BE pezulloi modelin shqiptar të Vettingut në Maqedoni”/ Zaev: Ideja e mini-Shengenit lindi kur po pinim verë gjatë një takimi në OKB

“BE pezulloi modelin shqiptar të Vettingut në Maqedoni"/ Zaev: Ideja e mini-Shengenit lindi kur po pinim verë gjatë një takimi në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In