• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burri i kërkoi marrëdhënie poligame, shokon gruaja me shami: Pranova lidhjen, por jo dhunën. 43-vjeçarja çon në burg babain e 8 fëmijëve

by Java News
07/10/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E bërë sa një grusht, nga frika dhe dhuna që bashkëjetuesi ushtroi prej 13 vitesh mbi të dhe fëmijët, Etleva e ka të vështirë të rrëfehet para kamerave.

Me veshjen islame përball një burri, që nuk ka njohur në asnjë çast besimin dhe respektin ndaj femrës, kjo nënë shokon me jetën e saj, kur thotë se u godit me thikë edhe çekiç dhe humbi ndjenjat. 53-vjeçari Suri Topi nga Dibra, që prej 17 qershorit ndodhet pas hekurave në burgun 313 në Tiranë, pasi 43-vjecarja mori guximin ta denonconte.

Dhuna nisi që në fillim të bashkëjetesës, nuk ishte i qetë edhe pse erdhën në jetë fëmijët. Me Suriun u njoha në xhami kur faleshim. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Më propozoi të jetoja me të edhe gruan e tij. Unë pranova…(hesht dhe ulë kokën). Sipas fesë islame lejohet që burri të martohet me 4 gra, ndaj vendosa ta quaja burrin tim, zbatova parimet e fesë time.

Nusja e tij nuk donte dhe i kërkoi më pas divorcin. Jam përballur me ish-bashkëshorten e Suriut dhe ajo më tha që nuk ke punë me të. U zumë dhe ajo më ofendoi, por unë nuk zbatova ligjin por parimet e fesë time. Nuk jam penduar pse e mora, por vetëm dhuna u bë problemi.

Në 90 minuta transmetim, Etleva Sorra tregoi arsyet pse kishte duruar dhunën për vite të tëra dhe pse në qershorin e këtij viti bëri denoncimin në polici.

Familjarët e tij nuk reagonin nga dhuna, që ai ushtronte mbi mua, sepse thonin që kur unë nuk reagoja pse duhet ta bënin ata. E kam duruar për shkak të opinionit publik dhe fëmijëve. Unë isha mësuar por kur filloi me vajzat nuk munda ta duroj. Vajzat agjëronin dhe ai i dhunonte. Ai po bënte një kotec për pulat dhe pse nuk mbajti dërrasën vajza, ai e goditi me çekiç. Kur unë shkova për ta mbrojtur time bijë ai më dhunoi edhe mua. Natën e 17 qershorit që e denoncova ishte kulmi, kur nuk durova dot më.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim. Që prej qershorit jetoj e vetme me fëmijët dhe nuk kam shkuar ta takoj në burg. Unë kam vendosur të ndahem nga ai. Këto muaj pa atë kemi qenë shumë të qetë, sidomos fëmijët.

Ajo që e bën më të dhimbshme këtë histori është pohimi që bëjnë fëmijët për dhunën, skenat e së cilës jo vetëm i kanë parë tek nëna por edhe i kanë përjetuar fizikisht.

Vajza e madhe: Nuk e kam ndjerë dashurinë e babait. Jemi më të lumtura tani që babai është në burg, pasi ai na dhunonte gjithmonë. 
Vajza e vogël: Unë kam frikë nga babai, ai na qëllonte cdo ditë, edhe mua edhe motrave dhe vëllezerve ( duke qarë)

Sot, edhe pse pohon se ndjehet e çlirëruar dhe më e qetë kjo grua duket se ka dilemat e saj, nëse ka bërë veprimin e duhur. E vetme me 5 fëmijë ajo jeton mes skamjes dhe lëmoshës, në një banesë të dëmtuar në zonën e Kasharit, nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga dhuna duket se kanë shpëtuar, por fëmijët kanë një tjetër frikë, atë të banesës që u rrezikon jetën çdo ditë. Në fund të programit reagon Bashkia e Tiranës, e cila lidhet me redaksinë e programit dhe jep lajmin e mirë për të ndihmuar nënën dhe 5 fëmijët e mitur./m.j

Next Post
Debati/ Liria e shtypit “përplas” SHBA dhe Rusinë në Tiranë! Ambasada ruse replikon me atë amerikane

Debati/ Liria e shtypit "përplas" SHBA dhe Rusinë në Tiranë! Ambasada ruse replikon me atë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In