• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burri i 3-të abuzoi me vajzën time 11-vjeçare, mora thikën…”/ Drama e 35-vjeçares me tre lidhje dashurie të dështuara

by Java News
09/09/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 u tregua historia tragjike e një 35-vjeçareje. Jeta e saj ka qenë e mbushur plot me dhimbje dhe brenga, në moshën 17-vjeç u dashurua me një djalë me të cilin lidhja zgjati një vit e gjysëm.

Grindjet e shumta edhe pse e mundonin nuk mundi të kthehej përsëri te familja. Pikërisht këtu nis dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve edhe pse kishte ngelur shtatëzënë. Erdhi në jetë fëmija i parë e seksit femër, por edhe pas lindjes së vajzës gjërat nuk ndryshuan por vazhduan të përkeqësoheshin. Pasi fëmija bën 40-ditë nga lindja ai largohet nga banesa dhe braktis familjen.

Drama e 35-vjeçares do të përkeqësohej edhe më shumë nga martesa e dytë e cila rezultoi e dështuar. Bashkëjetesa e tretë do ti shkatrronte asaj jetën pasi bashkëjetuesi jo vetëm e dhunonte vajzën por edhe e ngacmoi dhe abuzoi me të seksualisht. Pas shumë vuajtjesh vajza një ditë vendos të tregoj të vërtetën, ishte vetëm 11–vjeç kur u abuzua seksualisht nga njerku i saj. Për më shumë ndiqni historinë.

“Ne moshen 17-vjeç u dashurova me nje djalë. 1 vit e gjysem shkonim mire me vonë filluan grindjet me bashkjetuesin, duroja pasi nuk mundesha te kthehesha tek familja ime se ata nuk ishin dakord per kete qe bera. Vazhdova duroja deri sa mora vesh se isha shtazane te vajza e madhe, u gezuam edhe unë edhe ai shumë por me vonë ai u ngatërrua me nje shoqeri shumë te keqe edhe ikte nga shtepia. Me linte vetem me vajzen e motres. Pasi kaluan muajt linda vajzen, u ktheva ne shtepi dhe cdo gje shkonte mire. Pasi vajza beri 40-të dite ai vjen ne shtepi edhe me dhunon duke me thene fjale te pa thena. Mora vajzen dhe ika. Pas nje muaji vjen ai tek daja im edhe kerkonte vajzen, e lashë, e pa, por kjo ishte hera e fundit qe pa vajzen e tij, as nuk u interesua me kurre per te. Me shumë mundime kaloi nje vit. Me vone u nisa per ne Greqi, nuk ndenja shume dhe me kthyen pasi nuk kisha dokumenta ne vendin grek. Aty me çuan ne nje qender sociale ku vazhdova nje kurs per parukjere. Me vone gjeta nje shtepi me qera edhe u njoha me nje djalë nga Fieri, u martuam me celebrim. Pas disa ditesh u nisem per ne Greqi perseri, ai punonte une nuk punoja, pas 3 vitesh mora vesh se cfare pune bente edhe i kerkova te ndahemi. U ndame, pas disa muajve njoha dike tjeter, u njohem shume pak dite edhe vendosem te bashkjetojme. Filluam bashkejetesen. Ai punonte ne ndertim, shume pak kohe me vone e la punen edhe u detyrova une te gjeja pune punoja. Ai pinte shume alkol edhe filloi dhune ndaj meje. Kaluan vite, linda vajzen e dyte po vuajtjet vazhdonin si per mua edhe per vajzat u detyrova te ktheheshim ne Shqiperi te jetonim atje, u kthyem me vone me duheshin disa vula nga Greqia per te regjistruar vajzen e vogel.

Erdha vetem ne Greqi dhe femijet i lashe me te. U ktheva prap ne Shqiperi por vajzen e madhe e pashe shume ndryshe, pashe qe kishte nje te gervishur ne cepin e syrit, e pyeta cfare ke u pergjigj ai, me tha padashje e vrava une. Une i bertita me vone erdhem perseri ne Greqi ne vitin 2015 behet fjale, une punoja naten edhe femijet qendronin me kete. Cdo dite kuptoja vajzen qe dicka po i ndodhte, e pyesja kur un nuk jam ne shtepi cfare ndodh?

Vajza ishte shumë e friksuar. Nje dite kur kthehem ne te zbardhur nga puna, pashe ne krevatin tim njolla gjaku, pyeta bashkjetusin qe pse ishte cercafi me gjak, ai me tha vrava nje mushkone. Per momentin nuk me vajti mendja ne te keqe, pas 3- vjetesh e zbulova qe ai vajzes time i kishte bere gjerat me te keqia. Nje diet une zbulova nje rrobe te tij me disa njolla gjaku mora vajzen ne pyetje edhe mi tregoi te gjitha se cfare ai ndyrsira i kishte bere vajzes time.

Ai e kishte ngacmuar seksualisht qe ne moshe te vogel dhe e kishte detyruar te kryente marrdhenie seksuale. Kur ma tregoi vajza, gjeja e parë që bera ishte te merrja thikën, por pastaj mendova për vajzën. Sot ai ndodhet ne burg”,- rrëfeu ajo mes lotëve./ BW

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi/ Mediu: Kjo është një luftë! Qeveria të japë zgjidhje konkrete për qytetarët dhe bizneset

"Çudit" Fatmir Mediu: Partia ime fiton e vetme, tani duhet të mendojmë si të marrim dhe votat e socialistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla!

May 16, 2026
Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

May 16, 2026
Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

Protestë në zonën e hidrovorit të Akërnisë, kundërshtohet rrethimi i zonës së mbrojtur

May 16, 2026
Zbardhet grabitja me armë tek Unaza e Re, shpallet në kërkim autori, në pranga shoku i tij

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, dy persona marrin bizhuteritë dhe ‘zhduken’, reagon Policia

May 16, 2026
Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

Tragjike në Maldide, zhytësi vdes duke kërkuar trupat e italianëve të mbytur

May 16, 2026
“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

“Lavatriçja e korrupsionit”, Flamur Noka sulmon Grida Dumën pas intervistës me Karçanajn

May 16, 2026
‘Hyrja në SEPA, kursejmë 20 mln euro vetëm vitin e parë’! Guvernatori i Bankës tregon përfitimet nga sistemi europian i pagesave

“Ndikim negativ pritet nga rritja e çmimit të naftës”, Sejko: Ekonomia, në trend pozitiv

May 16, 2026
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

May 16, 2026
Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In