• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Burri godet me sëpatë ish-gruan në Kosovë, shpallet në kërkim..

by Os De
24/11/2025 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua në Gadime të Ulët të Lipjanit është goditur me sëpatë të hënën, më 24 nëntor, teksa Policia e Kosovës tha se është në kërkim të të dyshuarit. Mediat lokale dhe Rrjeti i Grave të Kosovës raportuan se i dyshuari është ish-bashkëshorti i gruas.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale ,ndërkohë që personi i lënduar [femër] është dërguar për trajtim mjekësor”, tha për REL Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e gruas. Rrjeti i Grave të Kosovës shprehu shqetësim për rastin, duke thënë se ajo “është sulmuar brutalisht me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht faktit se ndaj tij kishte urdhër për mbrojtje aktiv”.

“Ky rast tregon edhe një herë se mungesa e zbatimit të plotë të urdhrave për mbrojtje vazhdon të rrezikojë jetën e grave në Kosovë, duke dështuar t’i ofrojë mbrojtjen që ligjërisht u takon”, tha RrGK-ja.

Ky rrjet kërkoi që gjykata të japë vendim për vendosjen e bylyzykut për mbikëqyrje elektronike, të japin dënime meritore dhe të përshpejtojnë procedurat në rastet e dhunës në familje “dhe të mos lejojnë tolerim ndaj dhunuesve”.

“Dhuna ndaj grave është krim dhe duhet trajtuar si urgjencë kombëtare. Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë, dhe asnjë urdhër për mbrojtje nuk duhet të mbetet vetëm në letër”, tha Rrjeti i Grave të Kosovës, organizatë që ofron këshillim dhe ndihmë juridike falas për të gjitha viktimat e dhunës në bazë gjinore.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet kanë ngritur shpesh shqetësimet për dhunën ndaj grave, teksa viteve të fundit Kosova ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, më 2024 ishin 2.959 raste të raportuara për dhunë në familje, ndërkaq më 2023 ishin regjistruar 2.460 raste. Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë.

Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët. Në shtator të vitit 2020, Kosova ka miratuar Konventën e Stambollit, të hartuar nga Këshilli i Evropës si instrument që detyron shtetet të luftojnë dhunën kundër grave dhe dhunën në familje.

Megjithatë, organizatat që merren me të drejtat e grave shpesh kanë kritikuar institucionet e drejtësisë, duke thënë se “dënimet e lehta” po i “trimërojnë” kryesit e këtyre veprave.

Next Post
Telefonata “alarmon” Policinë e Vlorës, të shtëna me armë zjarri në plazhin e vjetër

Telefonata “alarmon” Policinë e Vlorës, të shtëna me armë zjarri në plazhin e vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In