• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Burri e dhunonte, por gruaja e fali tre herë/ Historia e vajzës së martuar që tentoi vetëvrasjen, detaji rrëqethës nga dosja

by Java News
17/09/2021 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë gra përfundojnë në spital nga traumat e dhunës në familje. Por ato mbajnë nofullat shtrënguar dhe nuk pranojnë të tregojnë se çfarë ka ndodhur me to. Sidoqoftë janë mjekët ata që rrëmbejnë telefonin dhe kërkojnë praninë e uniformave blu në ambientet spitalore për t’i dhënë përgjigje se çfarë ka ndodhur dhe kush i ka keqtrajtuar.

Kështu ndodhi dhe me një 29-vjeçare, e cila u dërgua nga familja me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”, por që pasi doli nga gjendja e vështirë për jetën, ajo heshti, pasi shumë herë e kishte falur të shoqin me inicialet L.H., dhe shumë herë e kishte denoncuar, por gjendja nuk kishte pasur asnjë ndryshim.

Megjithatë, nuk mbajti të njëjtin qëndrim e ëma, e cila rrëfeu ditët e vështira e të dhunshme të 29-vjeçares me inicialet A.M., e cila pa si shteg shpëtimi dhënien fund të jetës, që fatmirësisht u shpëtua.

Rrëfimi i familjarëve të saj, zbuloi se e reja me inicialet A.M., vazhdimisht ishte dhunuar nga bashkëshorti dhe pasi duroi për një kohë të gjatë, ajo vendosi që të hapë sirtarin dhe të pijë një sasi të madhe medikamentesh.

29-vjeçarja, i kishte dhënë fund martesës në Durrës dhe u kthye në fshatin e lindjes në rrethinat e kryeqytetit dhe në gjendje depresioni. Pasi policinë e kishte njoftuar shumë herë, ajo përdori të gjitha ilaçet e prindërve, që nga ato me reumatizëm, deri tek medikamentet për temperaturën e lartë dhe për dhimbjen e kokës.

Burimet policore i thanë Gazetasi.al, se pasi 29-vjeçarja ka dalë nga observacioni, policia e ka lënë atë të qetë dhe ndonëse është sjellë sikur e ka besuar rrëfimin e saj, ku mohohet çdo gjë, ka shkuar pranë të afërmve që kanë treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pas ndarjes, e reja ishte kthyer tek prindërit dhe shkak ishte dhuna. Por edhe aty i shoqi l.H., nuk e ka lënë të qetë. Burimet e Gazetasi.al, tregojnë se e ëma e vajzës, me inicialet B.M., i thotë policisë, “dhëndri erdhi në banesë dhe e qëlloi me shuplakë e grushte time bije, ajo mbante në krahë fëmijën e mitur, ne bërtitëm dhe kur ndërhyra, ai mori makinën dhe iku”.

Gjithë debati i ndodhur në atë çast sipas të moshuarës, dëshmitare në ngjarje, ndodhi, pasi burri që më pas u arrestua këmbëngulte që e reja të kthehej me të. Por fjalia që dëgjuan prindërit e saj ishte kjo: nuk kthehem me ty, ti je shumë i dhunshëm”.

Falje, telefonata, kërcënime dhe rrahje

Bashkëjetesa mes 29-vjeçarit dhe djalit të dhunshëm, i cili akuzohet tanimë nga policia për dhunë në familje, zgjati nga viti 2017 deri verën e 2021. Çifti, thonë burimet e Gazetasi.al, nga kjo martesë ka një vajzë të vogël.

E ëma rrëfen më tej: “Kur ime bijë ishte shtatzënë në muajin e shtatë, mbaj mend se gjendej në shtëpinë tonë. Erdhi dhëndri dhe e rrahu pa asnjë shkak. A., e dërguam të bëjë kallëzim në komisariatin e Durrësit dhe vajzën e mora në shtëpi, nuk e lejova të kthehej tek burri”. Ndarja mes çiftit ka zgjatur derisa ka lindur fëmija, që u soll në jetë në shtëpinë e gjyshërve.

Gjyshja shton në polici, se mbas lindjes së vajzës , dhëndri u kthye dhe kërkoi falje. Pendesa e tij e bindi të renë se duhej të kthehej tek i shoqi.

“Në një nga ditët, më telefonoi vajza e madhe e shqetësuar, më tregoi se e motra e kishte marrë në telefon dhe i kishte treguar sërish dhunën ç’njerëzore dhe i kishte kërkuar të motrës të më njoftonte mua dhe policinë. Së bashku me bashkëshortin shkuam në komisariatin e Durrësit, ku dhe kemi marrë vajzën që sërish kishte bërë kallëzim”.

Por teksa prindërit e kanë marrë sërish vajzën dhe mbesën në banesën e tyre, dhëndri ka kërkuar falje dhe për këtë për herë të dytë 29-vjeçarja e ka falur dhe është rikthyer për herë të dytë me të.

“Herën e tretë ata erdhën për vizitë dhe vajza kërkoi të qëndrojë disa ditë së bashku me fëmijën. Dhëndri i la. Pas dy-tre ditësh L.H., e telefonoi vajzën dhe e pyeti kur do vinte ta merrte, por vajza ime iu përgjigj; nuk kthehem më tek ti, ti je i dhunshëm”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se nuk ka kaluar shumë kohë nga kjo telefonatë mes çiftit, kur ata kanë parë se në oborr ia ka behur dhëndri.

“Ime bijë bërtiti, me zor nuk më mban dot, je shumë i dhunshëm, por ai megjithëse gjendeshim të gjithë aty, e qëlloi me shuplakë”, – dëshmon në polici nëna e gruas së dhunuar.

Kjo shtetase, me inicialet B.L., që është dëshmitarja kryesore, shton se në një moment nga dhuna, ajo pa se të bijës iu nxi syri dhe se si formuan numrin e telefonit dhe kërkuan ndihmë pranë policisë.

“Por policia e komisariatit numër 6, na u përgjigj se ishte tepër vonë dhe se nuk kishin makinë për momentin dhe se e mira ishte të shkonim ne në komisariat. Meqenëse ishte shumë vonë dhe nuk kishim me çfarë të shkonim, nuk bëmë fare kallëzim”, – thuhet në fashikullin e përgatitur me akuzë për shtyrje në vetëvrasje kundër burrit të dhunshëm.

“Pas kësaj ngjarjeje L.H., e telefononte pa ndërprerje. E kërcënonte me jetë nëse nuk kthehej tek ai. Në këto kushte, duke qenë e tronditur dhe në gjendje të rënduar, ajo ka pirë të gjitha ilaçet që i ka gjetur nëpër sirtarë dhe familja e ka gjetur atë pa ndjenja.

E reja, e cila ishte e martuar në Durrës, sipas burimeve të Gazetasi.al, rezulton me dy urdhra mbrojtjeje nga kjo gjykatë, të cilat nuk e kanë ndihmuar që t’i shpëtojë të shoqit, ndonëse ajo u largua me dashje në shtëpinë e vajzërisë, ku dhe ai e ndoqi pas dhe e kanosi, duke e shtyrë në vetëvrasje. Policia bën me dije për Gazetasi.al, se 29-vjeçarja ka dalë nga rreziku për jetën dhe është kthyer në shtëpi, kurse bashkëjetuesi i saj u dërgua në burg.

/m.j

Next Post
“Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm”/ E reja shkodrane rrëfen dhunën e dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve

"Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm"/ E reja shkodrane rrëfen dhunën e dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In