• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Burri akuzon ish-gruan e vajzën: Më droguan dhe më bënë puçin, dhurova shtëpinë pa vetëdije

by A R
10/10/2021 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare nuk kanë munguar situatat dhe debatet e nxehta mes dy ish-bashkëshortëve Zefi dhe Terezina.

Ata janë ndarë në vitin 2004 dhe Zefi i nxori nga shtëpia vajzën e tij 6 vjeç dhe gruan, e futi motrën dhe dhëndrin e tij, ndërkohë që ai iku në Itali për të vazhduar jetën. Në vitin 2011 Terezina arriti që përmes gjykatës të merrte sërish banesën dhe prej vitesh jeton në këtë shtëpi me vajzën e saj.

Terezina ka treguar se në vitin 2020 Zefi ka ardhur nga Italia, ka fjetur tek shtëpia dhe i ka bërë akt-dhurimin e shtëpisë vajzës së tij. Ai shprehet se e kanë droguar atë nate dhe nuk e ka bërë akt-dhurimin me vetëdije.

Zefi: Kam shkuar kam takuar vajzën, më thonë a do pish disa gota raki se e kam pirë gjithmonë. Ajo raki më ka dëmtuar shumë dhe nuk e di se në cilin avokat e kam bërë këtë dokument.

Terezina: Ka ardhur me këmbët e veta, pasha Zotin dhe ka thënë unë dua t’ja jap vajzës dhe u përlot dhe kam qarë dhe unë. I ka thënë dëgjo babin shtëpinë e gëzofsh, po nesër kur të vij nga Italia a më lejon të fle aty? I thashë edhe nëse nuk ta hap derën vajza, ta hap unë.

Zefi: Unë nuk e kam parë kurrë me sytë e mi këtë letër. 99% kam shkuar i paditur në këtë vend, nuk më kujtohet.

Ardit Gjebrea: I ke dhënë gjë raki Zefit kur ka ardhur tek ty?

Terezina: Asnjë gjë, ç’a ka kërkuar i kam dhënë për të ngrënë dhe ka fjetur aty në divan. Kam pasur dy shoqet e mia, t’i nxjerr në telefon.

Ardit Gjebrea: Po ai thotë që më ka droguar.

Terezina: Po pse s’më ka paditur në polici, të hyja në burg? Kisha bërë 25 vite burg nëse do e kisha droguar unë atë, po ky ka qenë i droguar gjithë jetën prej pijes.

Ardit Gjebrea: Zoti Zef ju nuk mbani mend asnjë moment që keni firmosur dhurimin e shtëpisë?

Zefi: Asnjëherë në botë nuk e mbaj mend. M’a kanë bërë me puç.

Në përfundim të seancës, nuk u gjet një zgjidhje sepse Zefi këmbëngulte që ai ka firmosur pa vetëdije, por për këtë s’ka asnjë provë. Shtëpia është në emër të vajzës së tij dhe pa asnjë provë, ai nuk mund të rimarrë sërish shtëpinë.

/a.r

Next Post
Amerikanët, asistencë OSHEE-së për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet

Vidhnin energji elektrike, arrestohen dy persona në Skrapar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In