Policia ka arrestuar shtetain Eltion Daçi, i dyshuari i dy ngjarjeve me lëndë plasëse ne Burrel. Daçi dyshohet se i vuri tritol pranë banesës së kreut të bashkisë Mat si dhe dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse edhe në një mobileri.
Njoftimi
Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.