Policia vë në pranga një person pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë përplaset me një automjet tjetër. Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në komisariatin e policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi Skënder Gj, banues në lagjen 11, Durrës.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Burrel-Skuraj në zonën e quajtur “Qafa e Kongrazhdit”. Nën ndikimin e alkolit ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” me targa DR 7585 C dhe është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin S.D 33 vjec dhe si pasojë ka marrë dëmtimë të lehta shtetasi P.S 53 vjec, banues në Mat.
Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”, parashikuar nga nenet 290 e 291. të Kodit Penal.
ma.me