Një 34-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se dhunoi nënën e tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Burrel. Burime zyrtare bënë me dije se Roland Dedja, 34 vjeç, akuzohet se në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij, shtetases D.T, 56 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.
ma.me