• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Burrat me shumë gra”, e bullizojnë dhe e ofendojnë familjarët e bashkëjetuesit me profile false

by A M
14/02/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një nga fenomenet sociale më delikate, atë të “burrave me shumë gra”.

Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.

Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50 vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale. Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profilet false që i kanë hapur.

Qytetarja thotë se është e divorcuar dhe ka 2 fëmijë nga martesa e parë.

“Kam 22 vite bashkëjetesë me këtë person. Fillimisht nuk e kam ditur që ka qenë i martuar. Më pas e mësova dhe të dyja familjet e kanë ditur. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme dhe kemi pranuar fatin tonë” thotë qytetarja. Ajo shpjegon se pas shumë vitesh bashkëjetesë, kanë sjellë në jetë 1 vajzë, e cila sot është 10 vjeçe. “Kemi qenë në një lagje tjetër dhe tani kemi shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Me gruan e tij nuk kemi pasur probleme dhe konflikte. Disa muaj më parë, në 2023, kanë filluar problemet e para. Më kanë hapur disa profile false në ‘Instagram’ me fotografinë dhe emrin tim. Më etiketojnë si femër e përdalë dhe me ofendojnë”, thotë 50 vjeçarja.

Fiksi e pyeti se ndaj kujt dyshon se mund të ketë hapur këto profile false, ku bullizohet dhe ofendohet.

“Dyshoj se mund të ma ketë bërë djali i bashkëjetuesit i cili mbush 22 vjeç. Përveç meje i shkruan dhe vajzës time të madhe, e martuar. Tani më shqetësojnë fëmijët” thotë ajo, ndërsa tregon se ka shkuar disa herë në Policinë e Dibrës, por s’ka marrë zgjidhje. “Kam shkuar te Policia e Dibrës, fillimisht nëpërmjet një personi të njohur. Më thanë do t’i verifikojnë dhe nuk hetuan asnjë gjë. Kam shkuar në nëntor 2023 dhe asnjë gjë nuk ndodhi. Ato faqe në ‘Instagram’ herë janë aktive. Herë mbyllen përkohësisht, por hapen sërish dhe policia nuk i gjen autorët. Kam shkuar edhe para 1 jave në polici, ku kam treguar të gjitha detajet e hapjes së këtyre faqeve. Janë edhe biseda ku më shajnë dhe më etiketojnë si të përdalë. Por sërish nuk kanë marrë asnjë masë për identifikimin e personave që i hapin dhe as për mbylljen e tyre”, vijon denoncuesja.

Pas ankesës, ajo shkon në Policinë e Dibrës, ku takon oficerin që merret me sulmet kibernetike. I tregon sërish gjithçka, madje edhe bisedat dhe faqet e reja që janë hapur. Oficeri i thotë se “tani ke elemente dhe duhen verifikuar”. Ai i thotë se do të presësh pak dhe më pas do të bëjnë skanimin e telefonit. Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me oficerin Ramiz Alia, duke e pyetur se përse nuk e kanë hetuar më përpara. Ai përgjigjet se “zonja ka ardhur sot dhe është në ambientet e policisë”.

Fiksi e pyet se përse u la kaq gjatë, duke sjellë degradimin e situatës dhe gjendjen e vështirë emocionale dhe psikologjike të denoncueses. “Sot ka fakte, herët e tjera ka ardhur, por nuk ka bërë denoncim”, pohon ai, ndërkohë që qytetarja pohon se policia nuk i ka mbajtur denoncimin. Vetëm pas interesimit të Fiksit, Policia e Dibrës i merr denoncimin dhe fillon hetimet për këtë rast.

“Unë kërkoj të gjendet autori. Mund ta fal edhe për shkak të bashkëjetuesit. Kërkoj vetëm që të jetoj e qetë, bashkë me vajzën time që e rris vetë. Punoj në shtet dhe të gjithë më njohin. Ajo që është bërë është bërë, ka 22 vjet dhe askush s’e zhbën dot më. Por, mos të më ofendojnë dhe bullizojnë, sepse është shumë e rëndë”, përfundon denoncuesja.

/a.d

Next Post
Pistat ndaj atentatit në Kurbin/ Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Çfarë tha ai

Pistat ndaj atentatit në Kurbin/ Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Çfarë tha ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com