• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Burrat me shumë gra”, e bullizojnë dhe e ofendojnë familjarët e bashkëjetuesit me profile false

by A M
14/02/2024 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një nga fenomenet sociale më delikate, atë të “burrave me shumë gra”.

Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.

Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50 vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale. Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profilet false që i kanë hapur.

Qytetarja thotë se është e divorcuar dhe ka 2 fëmijë nga martesa e parë.

“Kam 22 vite bashkëjetesë me këtë person. Fillimisht nuk e kam ditur që ka qenë i martuar. Më pas e mësova dhe të dyja familjet e kanë ditur. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme dhe kemi pranuar fatin tonë” thotë qytetarja. Ajo shpjegon se pas shumë vitesh bashkëjetesë, kanë sjellë në jetë 1 vajzë, e cila sot është 10 vjeçe. “Kemi qenë në një lagje tjetër dhe tani kemi shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Me gruan e tij nuk kemi pasur probleme dhe konflikte. Disa muaj më parë, në 2023, kanë filluar problemet e para. Më kanë hapur disa profile false në ‘Instagram’ me fotografinë dhe emrin tim. Më etiketojnë si femër e përdalë dhe me ofendojnë”, thotë 50 vjeçarja.

Fiksi e pyeti se ndaj kujt dyshon se mund të ketë hapur këto profile false, ku bullizohet dhe ofendohet.

“Dyshoj se mund të ma ketë bërë djali i bashkëjetuesit i cili mbush 22 vjeç. Përveç meje i shkruan dhe vajzës time të madhe, e martuar. Tani më shqetësojnë fëmijët” thotë ajo, ndërsa tregon se ka shkuar disa herë në Policinë e Dibrës, por s’ka marrë zgjidhje. “Kam shkuar te Policia e Dibrës, fillimisht nëpërmjet një personi të njohur. Më thanë do t’i verifikojnë dhe nuk hetuan asnjë gjë. Kam shkuar në nëntor 2023 dhe asnjë gjë nuk ndodhi. Ato faqe në ‘Instagram’ herë janë aktive. Herë mbyllen përkohësisht, por hapen sërish dhe policia nuk i gjen autorët. Kam shkuar edhe para 1 jave në polici, ku kam treguar të gjitha detajet e hapjes së këtyre faqeve. Janë edhe biseda ku më shajnë dhe më etiketojnë si të përdalë. Por sërish nuk kanë marrë asnjë masë për identifikimin e personave që i hapin dhe as për mbylljen e tyre”, vijon denoncuesja.

Pas ankesës, ajo shkon në Policinë e Dibrës, ku takon oficerin që merret me sulmet kibernetike. I tregon sërish gjithçka, madje edhe bisedat dhe faqet e reja që janë hapur. Oficeri i thotë se “tani ke elemente dhe duhen verifikuar”. Ai i thotë se do të presësh pak dhe më pas do të bëjnë skanimin e telefonit. Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me oficerin Ramiz Alia, duke e pyetur se përse nuk e kanë hetuar më përpara. Ai përgjigjet se “zonja ka ardhur sot dhe është në ambientet e policisë”.

Fiksi e pyet se përse u la kaq gjatë, duke sjellë degradimin e situatës dhe gjendjen e vështirë emocionale dhe psikologjike të denoncueses. “Sot ka fakte, herët e tjera ka ardhur, por nuk ka bërë denoncim”, pohon ai, ndërkohë që qytetarja pohon se policia nuk i ka mbajtur denoncimin. Vetëm pas interesimit të Fiksit, Policia e Dibrës i merr denoncimin dhe fillon hetimet për këtë rast.

“Unë kërkoj të gjendet autori. Mund ta fal edhe për shkak të bashkëjetuesit. Kërkoj vetëm që të jetoj e qetë, bashkë me vajzën time që e rris vetë. Punoj në shtet dhe të gjithë më njohin. Ajo që është bërë është bërë, ka 22 vjet dhe askush s’e zhbën dot më. Por, mos të më ofendojnë dhe bullizojnë, sepse është shumë e rëndë”, përfundon denoncuesja.

/a.d

Next Post
Pistat ndaj atentatit në Kurbin/ Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Çfarë tha ai

Pistat ndaj atentatit në Kurbin/ Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen. Çfarë tha ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In